LAJMI I FUNDIT:

Peshku me dukje normale, befason me formën e pazakontë të dhëmbëve (Video)

Peshku me dukje normale, befason me formën e pazakontë të dhëmbëve (Video)

Ahmad Seseray zuri një peshk në ujërat e cekëta të Kimindores në Indonezi, që pamjen e jashtme e kishte krejtësisht të zakonshme. Kur nëna tij nisi ta pastronte për ta gatur, u befasua me formën e dhëmbëve.

Për dallim prej këtyre specieve që kanë dhëmbë të vegjël dhe të mprehtë, ky i kishte të rrumbullakosur, pothuajse të njëjta me ato të njeriut, transmeton Telegrafi.


Videoja e postuar më poshtë, tregon banorët që i janë afruar pranë dhe e shikojnë nga afër të habitur.

Raportohet se atë e dërguan në një laborator, për ta mbajtur në frigorifer, ndërsa së shpejti do të dërgohet për hulumtim te njohësit e botës nënujore. /Telegrafi/