LAJMI I FUNDIT:

Peshkatarit i largohet grepi që iu kap pa dashje në lëkurën e kokës (Video)

Peshkatarit i largohet grepi që iu kap pa dashje në lëkurën e kokës (Video)

Daan van Dijk po peshkonte në Lac du Salagou të Francës, kur pa dashje iu kap grepi në lëkurën e kokës tullace.

Përmes një palë darëve, 46-vjeçarit i është larguar me vështirësi teli metalik që i ishte futur në thellësi të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.


“Kur peshkatari bie në grep”, si dhe “mirë që nuk ishte vetëm, nuk do mund ta largonte” janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Me anë të këtij rasti, kërkohet të bëhet kujdes gjatë manovrimit me shkop, pasi grepi mund të kapet te njerëzit në afërsi dhe jo të bie në ujë. /Telegrafi/