LAJMI I FUNDIT:

Peshkaqenët nuk po i rezistojnë kokainës në ujërat e Florida-s, studiuesit hasën në “sjellje të çuditshme”

Peshkaqenët nuk po i rezistojnë kokainës në ujërat e Florida-s, studiuesit hasën në “sjellje të çuditshme”

Peshkaqenët mund të jenë duke konsumuar kokainë të hedhur në ujërat e Florida-s dhe kjo mund t’i bëjë ata të veprojnë në mënyra “të çmendura”, thonë shkencëtarët.

Studiuesit që hetuan nëse droga e hedhur në det ndikonte në jetën detare të rajonit për një dokumentar zbuluan se disa peshkaqenë dukej se po vepronin në mënyrë të çuditshme dhe të tjerët iu përgjigjën stimuluesve të ngjashëm, transmeton Telegrafi.


Kontrabandistët e substancave narkotike kanë lënë ton të panumërt të kokainës në ujërat përreth Florida-s, të transportuara nga Amerika e Jugut dhe Qendrore, ose për t’i mbledhur më pas nga bashkëpunëtorët ose për t’i shpëtuar arrestimit.

Droga më pas shpesh derdhet në breg në rrymat e oqeanit.

Vetëm muajin e kaluar, Roja Bregdetare e SHBA-së sekuestroi më shumë se 6,400 kg kokainë në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Atlantik, me një vlerë prej 186 milionë dollarë.

Biologu detar, Tom ‘The Blowfish’ Hird, dhe shkencëtarja mjedisore e Universitetit të Floridës, Tracy Fanara, studiuan peshkaqenë jashtë arkipelagut Florida Keys për të parë nëse droga kishte ndonjë ndikim mbi ta.

Gjatë një zhytjeje për të vëzhguar sjelljen, një peshkaqen e një specieje që normalisht i shmang njerëzit, erdhi drejt ekipit dhe dukej se po notonte në mënyrë të çuditshme.

Studiuesit gjithashtu regjistruan një peshkaqen i cili dukej se ishte i fiksuar në diçka dhe po notonte në rrathë të ngushtë, pavarësisht se nuk kishte asgjë aty pranë.

Përveç monitorimit të peshkaqenëve, shkencëtarët gjithashtu vendosën paketa të ngjashme të kokainës në ujë si dhe mjellma kukull për të parë se çfarë do të kafshonin së pari, si pjesë e studimit të tyre.

Për habinë e tyre, peshkaqenët shkuan drejt pakove – jo mjellmave – duke i kafshuar ato.

Njëri peshkaqen madje e mori një pako dhe iku bashkë me të.

Biologu Hurd pranoi se shumë faktorë të ndryshëm mund të jenë përgjegjës për sjelljen e çuditshme dhe rezultatet nuk tregojnë domosdoshmërisht se peshkaqenët në Florida po konsumojnë kokainë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori