LAJMI I FUNDIT:

Peshevski është drejtor i një kompania ”off shore” në Qipro (Dokument)

Peshevski është drejtor i një kompania ”off shore” në Qipro (Dokument)

Hulumtimi i BIRN-it, ka zbuluar se drejtor i kompanisë “Fertisimo investment limitet” është zëvendëskryeministri, Vlladimir Peshevski. Kompania është ende aktive. Edhe pse ai në ndërkohë është bërë zëvendëskryeministër, ai është ende drejtor i kompanisë.

Kjo kompani gjendet në parajsën tatimore në Nikozija të Qipros.

Ai këtë kompani e ka hapur në prill të vitit 2006, derisa ka qenë menaxher gjeneral i SEAF – Fond investitor ndërkombëtarë për investime të drejtpërdrejtë në kompanitë private të Ballkanit, ndërkaq njëkohësisht ka qenë edhe këshilltar kryesor për investime në disa kompani serbe dhe kosovare të investitorëve të huaj.

Deri te dokumentet në të cilat ka ardhur BIRN për këtë of – shor kompani i ka konfirmuar edhe vet Peshevski. Ai thotë se në atë kohë nuk ka qenë aktiv në politikë, madje, as që ka planifikuar që të angazhohet në politikë dhe nuk ka parë asgjë kontestuese që të formojë një ndërmarrje e cila ka qenë për nevoja të shërbimeve konsulentë të cilat i ka bërë jashtë nga SEAF.

kipar1

kipar

“Honorarët për shërbime konsulentë të cilat janë paguar nëpërmjet “Fertisimo” kanë qenë të regjistruara në Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe për to është paguar tatim”, tha ai.

Tre vjet pas formimit të kompanisë, në qershor të vitit 2009, Peshevski bëhet zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, por ai nuk është tërhequr nga pozita e drejtorit në “Fertisimo”.

Në pyetjen se pse nuk ka lejuar që kompania të shuhet kur u bë zëvendëskryeministër, Peshevski tha se nuk bëhet fjalë për lëshim, por për vendim të vetëdijshëm, transmeton Portalb.

“Ajo kompani ka histori të pastër dhe referenca ndërkombëtare. Pas mbarimit të karrierës politike kam planifikuar të vazhdoj”, tha për Peshevski.

Ligji për parandalimin e përplasjeve të interesave është i qartë “personi zyrtar i cili përpara qasjes në kryerjen e detyrës zyrtare ose para marrjes së statusit nënpunës shtetëror, nëse ka drejtuar me ndonjë kompani apo institucion, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare shtetërore është i obliguar që kompaninë apo institucionin duhet t’ia dorëzojë ndonjë tjetrit person.

Megjithatë, Peshevski vlerëson se është i vetëdijshëm për lëshimin e mosparaqitjes së kompanisë së tij në listën anketuese, e cila do të thotë se nuk e ka respektuar ligjin për parandalimin e përplasjes së interesave, megjithatë, ai insiston se nuk bëhet fjalë për asnjëfarë lloj kriminaliteti ose për pasurim të paligjshëm.

Për këtë arsye, ai i ka dorëzuar në BIRN, raportet e adutimit të “Fertisimos”, por edhe paraqitjen e tatimit për vitin 2009 në të cilën shihet se ai e ka plotësuar detyrën për pagimin e tatimit.

Hulumtimin e plotë të BIRN-it mund ta lexoni në këtë link: Peshevski – drejtor i një kompania off shore në Qipro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori