LAJMI I FUNDIT:

Pesëvjeçari i shpëton aksidentit të frikshëm në Brazil – pasi bie në rrugë në momentin kur makina me të cilën udhëtonte përplaset me autobusin

Pesëvjeçari i shpëton aksidentit të frikshëm në Brazil – pasi bie në rrugë në momentin kur makina me të cilën udhëtonte përplaset me autobusin

Një djalë pesëvjeçar shpëtoi mrekullisht kur u hodh nga një makinë në një aksident dhe më pas pothuajse u përplas nga një autobus.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet shokuese tregojnë momentin kur fëmija u hodh në rrugë derisa makina me të cilën po udhëtonte u ndesh me autobusin në Itatiba, Sao Paulo, Brazil.

Djali pastaj rrëshqiti përgjatë rrugës pranë autobusit, dhe shpëtoi mrekullisht pasi ekzistonte rreziku që të përfundonte nën rrotat e autobusit.

Pamjet nga kamerat e sigurisë nga qendra e qytetit kapën aksidentin dramatik që ndodhi më 12 tetor.

Siç shihet në videon e mëposhtme, nga njëri kënd, mund të vërehet se si autobusi po udhëtonte përpara dhe një makinë gri papritmas del nga ana e djathtë dhe përplaset me të.

Në ato momente, makina kryen disa rrotullime derisa autobusi vazhdon rrugës së tij. Por derisa makina kryen rrotullime një djalë bie nga automjeti dhe në ato moment rrezikon të përplaset me autobusin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori