Ardhja e 5 emisarëve të BE-së e SHBA-së në Kosovë e pastaj edhe në Serbi, tek autoritetet e kësaj të fundit po shihet si vizitë e cila do t’i sjellë Beogradit kërkesa të reja në raport me Kosovën.
Madje, një pjesë e opinionit në Beograd mendon se në tavolinë do të ketë një ofertë “merre ose lëre”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha se pret të shoh se çfarë pako do të sjellin emisarët për të informuar më pas publikun.
Ndërsa ekspertet vlerësojnë se kjo vizitë ka dy qëllime, bashkëpunimin e Beogradit në hetimin e ngjarjeve në Banjskë dhe zbatimin urgjent të marrëveshjeve të arritura.
“A do të vijnë ata me ide të reja, nuk jam optimist nëse nuk ka ide të freskëta. Pas asaj që ndodhi më 24 shtator në Banjska, në rrethana të tilla u dëmtua dukshëm integriteti i njërës prej palëve negociuese, në këtë rast Beogradit, dhe tani duhet gjetur një mënyrë për ta rivendosur dialogun, duke pasur parasysh se nuk kemi parë rezultatet përfundimtare të kësaj qasjeje në dialog”, shprehet Srgjan Majstoroviq nga Qendra për Politika Evropiane.
Opozita pret diçka më konkrete për vizitën e pesëshes së madhe, e cila mendon se nga Vuçiq do të kërkohet bashkëpunim i pakushtëzuar për Kosovën, kthimi i serbëve në institucione dhe pranimi i hyrjes së Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Në këtë drejtim, analistet presin që emisarët të insistojnë në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.
“Me shpërthimin e krizës në Lindjen e Mesme, këto zgjidhje nga marrëveshja e Ohrit dhe zbatimi i tyre po bëhen edhe më urgjente. Pra ndërmjetësit perëndimorë do t’i kërkojnë Beogradit që të mos ndërhyjë nëse Prishtina fillon me zbatimin e obligimeve rreth Asociacionit”, thotë Igor Novakoviq nga Qendra për Çështje Ndërkombëtare dhe Siguri.
Një pjesë e opinionit në Beograd mendon se në tavolinë do të ketë një ofertë “merre ose lëre”. Megjithatë, janë të paktë ata që besojnë se do të ketë përparim të vërtetë nëse qasja e negociatorëve nuk ndryshon./RTK
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe