Gjithçka që ndërtuam dhe krijuam me vite, e paketuam në një torbë dhe ikëm nga Ukraina, tregojnë me lot në sy pesëmbëdhjetë refugjatët nga Ukraina që kërkuan strehim në Strugë dhe Ohër këto ditë, shkruan Alsat.
Një çift i martuar me gjashtë fëmijë, mes të cilëve një foshnjë dy muajshe, është vendosur në Strugë, ndërsa në Ohër një çift i martuar me tre fëmijë të vegjël, si dhe një grua më e moshuar.
“E lamë shtëpinë që kishim ndërtuar prej më shumë se pesë vitesh, kishim biznesin tonë, por u desh të largohemi, sepse situata ishte shumë e vështirë, kështu që më 15 mars u larguam nga qyteti. Jetonim afër aeroportit dhe bazës ushtarake. Të shtëna janë dëgjuar që nga dita e parë që filluan sulmet”, tha Vladimir Orlovski -refugjat nga Ukraina.
“Edhe pse ishim disa kilometra larg, bombardimet ishin aq të rënda sa që muret e shtëpisë sonë u drodhën, arritëm të shpëtojmë disi, sepse njerëzit filluan të ecnin me armë”, u shpreh Maria Orlovskaya – refugjate nga Ukraina.
Në Ohër gjendet familja Kosiçenko, nga qyteti Poltava, një çift me tre fëmijë. Ata thonë se dhjetë ditë pas bombardimit të Harkovit kanë jetuar në bodrum, i cili ishte njëqind kilometra larg tyre.
“Ne donim të shkojmë në Poloni, por ishte kaos, duhej të presim tre ditë të udhëtojmë me tren. Mbërritëm në Poloni me autobus vullnetar, ku qëndruam 19 ditë, por për shkak të numrit të madh të refugjatëve atje, qiratë e apartamenteve u rritën deri në 1000 dollarë në muaj. Brenda një dite kërkuam strehim në 80 apartamente që jepeshin me qira, por çmimet ishin shumë të larta dhe na kërkuan të paguanim tre muaj para. Këtu gjetëm akomodim për dy muaj dhe paguam 500 euro”, u shpreh Olga Kosiçenko-refugjate.
Ata thonë se kanë nevojë për ndihmë financiare, ushqim e veshmbathje, por edhe punë. Ata kërkojnë nga punëdhënësit vendas nëse kanë nevojë për punëtorë t’i punësojnë, sepse mund t’u ndihmojnë me atë që dinë.
“Deri më tani, sipas informacioneve, nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit. Të gjithë ata që vijnë qëndrojnë te të afërmit dhe miqtë. Kanë hyrë 1924 shtetas ukrainas, ndërsa në dalje të vendit janë regjistruar 1365”, tha Dushko Arsovski -Zëdhënës i Qeverisë.
Qeveria së fundi e urdhëroi Ministrinë e Financave, që të sigurojë mjete në vlerë prej 120 milionë denarëve për organizimin dhe ofrimin e akomodimit në hotele dhe shërbime shtesë, për qytetarët e Ukrainës. Por, nga Shoqata e Hoteleve thonë se deri më tani askush nuk i është përgjigjur letrës së tyre ku shprehin gatishmërinë për të lëshuar 30% kapaciteteve hoteliere./ Alsat.mk
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKëto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend