Duket se globalizmi i ka dhënë mundësi kujtdo që ka dëshirë dhe para të udhëtojë ku të dojë. Por ekzistojnë disa vende në Tokë ku asnjë turist nuk lejohet të vërë këmbë
Ja disa nga vendet më të njohura dhe misterioze ku askush nuk shkon asnjëherë.
Ishulli Surtsey
Në vitin 1963, në ujërat e Islandës, nga shpërthimi i një vullkani nënujor, u formua brenda një kohe shumë të shkurtër një ishull me sipërfaqe 2,7 km katrorë. Menjëherë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve nga vende të ndryshme të botës, si një shembull i jashtëzakonshëm i formimit të një ishulli dhe lindjes së një jete të re.
Që nga ajo kohë Surtsey, i emërtuar sipas personazhit mitologjik Surtr, zoti i gjigantëve të zjarrit, ka shërbyer vetëm për qëllime shkencore dhe konsiderohet një zonë ndaluar për turistët.
Ilha da Queimada Grande
Ilha da Queimada Grande, që gjendet 35 km nga brigjet e Brazilit, duket si një parajsë e vërtetë. Por udhëtimin në këtë vend mund ta paguash me jetë, pasi është i pushtuar nga gjarpërinj helmues; me një sipërfaqe prej 0.43 km katrorë, ky vend popullohet nga 4 mijë gjarpinj.
Një nga më të rrezikshmit është bothrops insularis, ose gjarpri i artë. Ja pse autoritetet braziliane ndalojnë këdo për të vizituar këtë ishull, që quhet ndryshe edhe ‘Ishulli i gjarpërinjve’.
Ishulli i Sentinelit të Veriut
Një nga ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit është shtëpia e një fisi të rrezikshëm të vendasve Sentinelas; ata i shmangen çdo kontakti me civilizimin dhe reagojnë ashpër ndaj çdo ndërhyrjeje. Sipas shkencëtarëve, banorët aborigjenë kanë kaluar 60 mijë vjet në izolim nga pjesa tjetër e qytetërimit.
Këta njerëz e mbrojnë territorin e tyre në mënyrë aktive. P.sh, në 2014 ata qëlluan me shigjeta një helikopter të qeverisë indiane, që fluturoi mbi ishull pas një cunami për të parë nëse vendasit kishin nevojë për ndihmë. Viktimat e tyre të fundit janë disa peshkatarë të humbur; pas vrasjes së tyre qeveria indiane u kërkoi qytetarëve të qëndronin larg banorëve të Sentinelit dhe tokës së tyre.
Tempulli i madh Ise, Japoni
Në Japoni, një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në të gjithë vendin është kompleksi i tempujve Ise Jingu. Tempulli kryesor është i rrethuar nga një gardh i lartë prej druri; vetëm priftërinjtë e rangut të lartë dhe anëtarët e familjes perandorake lejohen brenda.
Deri në vitin 1945 ‘Ise‘ ishte një vend edhe më i vështirë për t’u arritur: tempulli u nda nga bota e jashtme nga lumi Miyagawa, që simbolizonte kufirin me zakonshmes dhe të shenjtës. Murgjit e kishin rreptësisht të ndaluar të kalonin lumin: besohej se kjo do të çonte në shkeljen e shenjtërisë së shenjtë dhe do të shkaktonte probleme për të gjithë të Japonisë.
Ishulli Gruinard
Në 1942, qeveria britanike bleu ishullin skocez të Gruinard për të realizuar teste të armëve biologjike, në veçanti të antraksit. Gjatë eksperimentit, u konstatua se antraksi kishte ndotur territorin për një periudhë të gjatë kohe, duke shkaktuar vdekjen e popullsisë në 95% të rasteve. Deri në vitin 1980, ishulli ishte një nga vendet më vdekjeprurëse në planet.
Vetëm në 1986 shkencëtarët nisën më në fund ‘dezinfektimin’ e ishullin ogurzi, dhe ai u deklarua i sigurt në vitin 1990. Megjithatë, askush nuk u vendos më aty. Ekspertët paralajmërojnë se spore Antraksi mund të kenë mbetur ende në tokën e ishullit, çka do të thotë se ai nuk do të jetë i përshtatshëm për të jetuar për qindra vjet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit
U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore
Virgjëresha: Horoskopi vjetor për 2024
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre