LAJMI I FUNDIT:

Pesë ushtrime të lehta për kurrizin: Forconi shpinën, pengoni shfaqjen e shtangimit dhe dhembjeve! (Video)

Pesë ushtrime të lehta për kurrizin: Forconi shpinën, pengoni shfaqjen e shtangimit dhe dhembjeve! (Video)

Ushtrimi i parë mund t’i bëjë mrekulli trupit. E hetoni që pas ditëve të para të ushtrimit.

Nëse jeni njëri ndër ata të cilët për shkak të punës thjesht detyroheni që të qëndroni ulur tërë ditën, kurrizi juaj me siguri vuan.


Mos u dëshpëroni, por menjëherë filloni aksionin dhe bëni çdo gjë që mundeni në mënyrë që të përmirësoni dëmin e bërë me qëndrimin e tepruar ulur në punë.

Kujtohuni “Qëndrimi ulur është sikur pirja e re e duhanit”, transmeton Telegrafi.

Gjysmë ura

Shtrijuni në shpinë dhe bëni këmbët gjunjë, duart shtrini pranë trupit. Ngrini kërdhokullat lart derisa të ndieni tendosjen e gluteusit dhe në lozhën e fundit drejtojeni kurrizin.

Bëni tri seri nga 10 përsëritje.

Tendosja

Qëndroni në pozitën sikur në xhirim, duke lakuar njërën këmbë dhe tjetrën duke e mbështetur për krevati apo kolltuku, nëse ushtrimet i bëni në shtëpi.

Lëvizni kërdhokullat përpara dhe ngadalë ngrini torzonë ashtu që ndieni tendosjen dhe ngadalë ndërroni këmbët.

Galiç i mbajtur

E gjitha që duhet të bëni është që të uleni galiç në nivelin e poshtëm dhe të qëndroni fuqishëm në dysheme në atë pozitë me dy shputat.

Drejtoni kurrizin dhe supet dhe qëndroni ashtu sa të mundeni. Ndieni tendosjen e këmbëve, kurrizit dhe qafës.

Luhatja e këmbës

Shikoni shembujt dhe bëni nga 20 përsëritje për çdo lloj dhe këmbë.

Gjeni diçka për ta mbajtur balancën dhe për të ndier tendosjen në pjesën e poshtme të kurrizit dhe drejtimi i pjesës lumbale.

Pozita e qenit

Kjo është njëra ndër ushtrimet më të mira për forcimin e muskujve, të cilat mbajnë shtyllën tuaj kurrizore dhe të cilat do të korrigjojnë mangësitë.

Ngrini këmbën si në xhirim nën këndin prej 90 gradësh, nëse e keni të vështirë lëshohuni në bërryla të duarve në anën e kundërt në të cilën punoni. Bëni tri herë nga 10 përsëritje.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Trajtimi minimal invaziv i metastazave të mëlçisë dhe mushkërisë nga kanceri kolorektal

Shëndetësi
Kalo në kategori