LAJMI I FUNDIT:

Pesë truke për të rifreskuar shtëpinë tuaj që do t’i adhuroni

Pesë truke për të rifreskuar shtëpinë tuaj që do t’i adhuroni

Harrojini kimikatet për të freskuar hapësirën

Nëse jeni mërzitur nga aroma e kimikateve në shtëpinë tuaj, ne kemi gjetur alternativën e përsosur


Me këto pesë truke të thjeshta, shtëpia juaj do të freskohet në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.

Qirinj vaniljeje dhe kafe

Ashtu siç flet emri i tij, vendosni një qiri me aromë vanilje në një tas plot me kokrra kafeje. Ky kombinim do të freskojë çdo dhomë dhe është i përshtatshëm për çdo stinë.

Shampo për larje të thatë

Përveç përdorimit të tij për qëllimet për të cilat është dedikuar, shampoja e flokëve të thatë do të eliminojë aromat e pakëndshme në këpucët tuaja. Thjesht spërkatni pjesën e brendshme të këpucës me të pak para se t’i mbathni.

Aromat e “ziera”

Nëse dëshironi të shijoni aromën e vërtetë të stinës, thjesht vendosni disa feta portokalli dhe molle në një tas me ujë, pastaj pak kaça, kanellë… Lëreni ujin të vlojë dhe përbërësit të ziejnë pak.

Qeset e çajit

Qeset e çajit janë freskues perfekt për hapësira të vogla si dollapët dhe elementët e kuzhinës. Ngjitni 3 ose më shumë bustina në derë dhe aplikoni një pikë vaj esencial në secilën prej tyre kur ndjeni se aroma natyrale e bimëve fillon të zhduket.

Freskues ajri i bërë në shtëpi

Për ta bërë atë, ju duhet një shishe me një shishe sprej, ujë të distiluar, një lugë sodë buke dhe 12 pika vaj esencial. Përziejini të gjithë përbërësit dhe mund ta përdorni edhe në pëlhura dhe qilima. /Telegrafi/