LAJMI I FUNDIT:

Pesë të vërteta të hidhura pse nuk duhet të besoni në dashurinë me shikim të parë

Pesë të vërteta të hidhura pse nuk duhet të besoni në dashurinë me shikim të parë

Romeo dhe Zhulieta u dashuruan me shikim të parë. Edhe filmi romantik “Titanic” tregoi magjinë e dashurisë me shikim të parë, kur Jack pa për herë të parë Rose

Mirëpo, e vërteta e dashurisë me shikim të parë nuk është diçka e jashtëzakonshme.


Mund të shpjegohet me shkencë dhe të besosh në dashuri me shikim të parë, mund të ketë një ndikim negativ social.

Arsyet se pse i zbuloni më poshtë:

Truri ynë lëshon një kimikat që na bën të duam më shumë

Pasi kemi kaluar kohë intime me partnerin, truri ynë lëshon një kimikat të quajtur dopamine. Është një kimikat i fortë që na bën të mendojmë se eksperienca ishte e mrekullueshme dhe duam ta përsërisim.

Natyrisht, ne mund të mendojmë se kjo po ndodh, sepse kemi rënë në dashuri, por për momentin ju nuk mendoni qartësisht, thjesht dëshironi të përjetoni sërish ato emocione.

Ekziston një tjetër hormon që na bën të fiksohemi me një person special

Kur marrim dashuri nga dikush që dëshirojmë, nxitet serotonina. Ky kimikat na bën të ndihemi aq mirë dhe të lumtur dhe nuk mund ta “ndihmojmë” veten. Pra, ne jemi fiksuar pas këtij personi.

Meqenëse e kemi të vështirë të mendojmë për ndonjë gjë tjetër, ne priremi të mendojmë se jemi të dashuruar.

Dashuria shkon përtej pamjes fizike

“Dashuri me shikim të parë” do të thotë 100% bazuar në atë që shohin sytë. Por e vërteta është se njerëzit pasi e njohin dikë tërhiqen më shumë nga gjuha e trupit, aroma dhe zëri. Pra, nuk mjafton vetëm pamja e jashtme.

Dashuria me shikim të parë është thjesht epsh

Nëse duam të jemi me dikë thjesht, sepse na pëlqen ajo që shohim, ky ndoshta është epsh. Mbi të gjitha, epshi përcaktohet si një dëshirë e fortë për dikë fizikisht. Nuk ka rëndësi nëse ndihemi thellësisht të lidhur me ta.

Dashuria me shikim të parë ndodh me njerëz të bukur

Një studim mbi dashurinë me shikim të parë ka treguar se njerëzit që vlerësohen më lart në shkallën e tërheqjes kanë 9 herë më shumë të ngjarë të bëjnë të tjerët të ndjehen sikur janë të dashuruar bazuar në atë që shohin. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Rregullat e kursimit të parave që njerëzit e pasur i ndjekin

Këshilla Lifestyle
Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Luani: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Kalo në kategori