LAJMI I FUNDIT:

Pesë të mitur ia vënë flakën qelisë në Lipjan, reagon KMDLNj

Pesë të mitur ia vënë flakën qelisë në Lipjan, reagon KMDLNj

Këshilli për Mbrojtjen të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, ka reaguar pas futjes së flakës së qelisë nga disa të mitur që po mbaheshin në qendrën korrektuese të Lipjanit.

KMDLNj thotë se të miturit e privuar nga liria janë komunitet shumë i ndjeshëm dhe shumë i cenueshëm i cili kërkon dhe meriton kujdes dhe trajtim të veçantë në përputhje me moshën , përgatitjen shkollore , gjendjen ekonomike , ambientin social në të cilin janë rritur dhe janë zhvilluar dhe që kanë ndikuar në përfshirjen e tyre në aktivitete të kundërligjshme.


“Mungesa e psikologëve dhe sidomos pedagogëve apo edukatorëve ka ndikuar shumë në dështimin e programit të risocializimit ndërsa barra ka rënë kryesisht në stafin korrektues dhe menaxhmentin e Qendrës Korrektuese për të Mitur që janë përgjegjës për sigurinë e tyre prandaj përballen me shumë probleme”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së dërguar mediave.

KMDLNj thotë se nuk mund të priten rezultate pozitive nëse në të njëjtën hapësirë qëndrojnë të mitura me masë edukative me femrat që janë të dënuara.

“Të miturit me masë edukative apo të dënuar qëndrojnë në një hapësirë me të miturat me masë edukative dhe femrat e dënuara dhe kjo , nga aspekti i zbatimit të planit të risocializimit nuk ka kuptim dhe nuk prodhon rezultate të pritura. Të miturit e dënuar apo ata me masë edukative duhet të gjithë të zhvendosen në Qendrën Korrektuese për të Mitur të tipit gjysmë të hapur që ishte përuruar vitin e kaluar dhe për çka kanë pasur premtim dhe nuk është vepruar kështu dhe ky diskriminim është dhe do të jetë burim i përhershëm i rebelimit të të miturve me masë edukative dhe atyre të dënuar për vepra penale”, thekson KMDLNj.

Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Shërbimi Korrektues i Kosovës që në bashkëpunim me Akademinë për Siguri në Vushtrri të pranojë një numër të oficerëve korrektues që do të shkolloheshin për punë vetëm me të mitur dhe femra dhe të cilët pastaj do ta kalonin një kohë në njërën nga Qendrat Korrektuese për të
Mitur dhe Femra në shtetet evropiane apo SHBA ku do t’i përvetësonin shkathtësitë profesionale për të punuar me të mitur dhe femra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori