Pesë të lënduar në një aksident në Sibovc të Podujevës


Pesë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në fshatin Sibovc të Podujevës.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Sibovc të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Tutje, ajo ka njoftuar se “Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/08/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































