eksperti-banner

Në një aksident komunikacioni në magjistralen Gostivar - Kërçov, në afërsi të Strazhës, janë lënduar pesë persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjesin e sotëm, kur një veturë ''Mercedes'', me regjistrim italian, është përplasur me një veturë ''Golf'', me regjistrim të Maqedonisë.


Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarrjes, ndërkaq aksidenti shkaktoi bllokimin e magjistrales për dy orë. Rruga tashmë është e çbllokuar./Telegrafi/