LAJMI I FUNDIT:

Pesë të arrestuar në Bardhosh të Prishtinës – sekuestrohet drogë në vlerë 10 mijë euro

Pesë të arrestuar në Bardhosh të Prishtinës – sekuestrohet drogë në vlerë 10 mijë euro

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, të shtunën rreth orës 21:00 ka arrestuar pesë persona të dyshuar si dhe ka sekuestruar drogë në vlerë 10 mijë euro.

Hetuesit e antidrogës dhe njësitet e reagimit të shpejtë kanë realizuar një plan taktik për zbatimin e urdhëresës për bastisje në fshatin Bardhosh të Prishtinës.


Gjatë realizimit të operacionit të bastisjes dhe kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar provat si në vijim:

-Tek i dyshuari me iniciale (A. P;1978) në gjep i janë gjet (9) qese me narkotik të llojit kokainë me peshë prej 5 gr. dhe (770) Euro, kurse ne veturen e tij BMW X6, janë gjet (435) euro para të gatshme.

-Në lokal/kafene në pjesën e banakut i janë gjetur edhe një (1) paketim me 99.2 gr. substancë e dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike, një armë/revole me një karikator dhe (7) fishek, në një dollap në banak janë gjet edhe 18 fishekë.

-Kontrolli ka vazhduar në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar ku në njërën nga Garazhet është gjet: një qese me narkotikë të dyshuar si kokainë me peshë (5) gr. dhe në një dollap është gjet edhe një revole e modelit Zoraki me një fishek me gaz.

-Ne veturën pasat pronë e të dyshuarit me iniciale (F.B.) janë gjet (5) qese me substancë narkotike të dyshuara të llojit marihuanë me peshë 2.2 gr. dhe (4) qese me substancë të dyshuar kokainë me peshë 2.1 gr.

-Tek personi i dyshuar me iniciale (E. U.) janë gjet (3) qese me narkotikë të dyshuar e llojit marihuanë me peshe 3.5 gr.

-Tek i dyshuari me iniciale (A.P; 1986) jenë gjetur dy qese me narkotikë e dyshuar e llojit kokainë me peshe 4.1 gr.

-Tek i dyshuari me iniciale (L.K.) është gjet një qese me narkotikë e dyshuar e llojit KREK me peshë 0.5 gr.

-Në lidhje me rastin janë konfiskuar edhe tre (3) telefona celularë.

Sipas njoftimit nga policia, vlera e substancave narkotikeve të  konfiskuar në shitje me pakicë arrin rreth dhjetë mijë euro.

Lidhur me rastin është konsultuar Prokurori i krimeve të rënda, ku me Aktvendim të tij dy persona të dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes, kurse tre të tjerët pas intervistimit dërgohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori