LAJMI I FUNDIT:

Pesë shtetet me popullsinë më inteligjente në botë!

Pesë shtetet me popullsinë më inteligjente në botë!

Singapori

Singapori është zonë e rëndësishme për teknologjinë, e gjithashtu për biznesin dhe financat. Studentët e Singaporit janë gjithmonë në “TOP” kur është fjala për garat në fushat e matematikës dhe shkencës, transmeton Telegrafi.


Për momentin janë shteti numër një në botë me rezultatet e testimeve të studentëve.

Sistemi i mahnitshëm i edukimit të Singaporit vjen si pasojë e pagës së lartë mesatare, gjë që e mundëson financimin e edukimit dhe projekteve shoqërore.

Niveli mesatar i inteligjencës në Singapor është 103.

Tajvani

Tajvani është shteti më i dendur për ka popullsia në botë, e gjithashtu ndër shtetet më të mençura në botë.

Tajvani njihet për avancimet e veta në teknologji, e gjithashtu për përkushtimin e vet në sistemin publik të edukimit. Shumica e popullsisë në Tajvan flasin disa gjuhë, e veçanërisht anglisht për shkak se partneri më i madh i tregtisë së Tajvanit është SHBA-ja.

Niveli mesatar i inteligjencës në Tajvan është 104.

Japonia

Studentët japonezë studiojnë me orë të tëra për t’u përgatitur për provime të vështira. Kur është fjala për hulumtime shkencore, Japonia padyshim që qëndron mbi të gjitha shtetet tjera.

Universiteti i Tokios renditet në listën e universiteteve më të mira në botë, e gjithashtu konsiderohet universiteti më i mirë në Azi.

Niveli mesatar i inteligjencës në Japoni është 105.

Koreja Jugore

Bloomberg ka thënë se Koreja e Jugut është shteti më inovativ në botë. Studentët e Koresë së Jugut renditen të tretët për të gjitha testet, e gjithashtu Koreja shpenzon shumë para për hulumtime dhe projekte të zhvillimit.

Koreja e Jugut ka përqindjen më të lartë të popullsisë së diplomuar, ndërsa sistemi i edukimit është mjaftë konkurrues.

Niveli mesatar i inteligjencës në Kore të Jugut është 106.

Kina

Studentët e Kinës, në veçanti të Hong Kongut, renditen ndër të parët për testime shkencore, si dhe thuhet se Kina renditet e dyta për sistemin më të mirë të edukimit, pas Finlandës.

Shumë studentë në Hong Kong regjistrohen në klasë ekstra, jashtë orëve mësimore, vetëm për t’u bërë më të mirë dhe.

Niveli mesatar i inteligjencës shënon 107. /Telegrafi/