LAJMI I FUNDIT:

Pesë shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje të dëmshme

Pesë shenjat që tregojnë se jeni në një lidhje të dëmshme

Kur një shok/shoqe apo anëtar i familjes është në një lidhje toksike, zakonisht e vërejmë atë shumë herët. Por, kur vet ne jemi në një lidhje të keqe, është shumë e lehtë për t’u verbëruar dhe për të mos e vërejtur atë.

Kësisoj, njerëzit në lidhje të dëmshme përfundojnë duke i injoruar shenjat e rëndësishme të cilat u tregojnë se janë në një lidhje të dëmshme.

Telegrafi ju sjellë pesë shenjat kryesore që tregojnë se jeni në një lidhje të tillë:

Partneri jua kontrollon celularin
Nëse nuk keni respekt dhe besim të ndërsjellë, lidhja juaj asnjëherë nuk do të zgjatë. Nëse partneri jua kontrollon celularin apo jua lexon e-mailet, kjo nuk është fare në rregull. Kjo gjë konsiderohet shkelje e privatësisë dhe është shenjë se partneri po ju kontrollon, nuk po ju beson e as nuk po ju respekton.

Partneri ju tregon si të visheni
Nëse partnerit nuk i pëlqen mënyra se si visheni, si e bëni makijazhin apo i stiloni flokët, atëherë kjo është shenjë se jeni në një lidhje toksike. Këto gjëra nuk duhet të vendosen nga partneri, pasi që ju duhet të visheni për veten dhe nuk duhet ta lejoni askënd t’jua ulë vetëbesimin.

Partneri nuk ju lejon të dilni me miqtë
Nëse partneri zemërohet apo ju bën të ndjeheni me faj çdo herë që bëni plane të dilni me ndonjë shok/shoqe, kjo është shenjë të cilën nuk duhet ta injoroni. Në një lidhje të shëndetshme, partneri asnjëherë nuk do t’ju mbante larg familjes dhe miqve. Nëse e shihni se nuk mund të shpenzoni kohë me miqtë tuaj përveç nëse me juve është edhe partneri, le t’ju shërbejë kjo si shenjë paralajmëruese.

Frikësoheni të thoni atë që e mendoni
Nëse keni frikë në çfarëdo mënyre për të qenë e sinqertë me partnerin tuaj apo të thoni çfarë keni në mendje, mundësitë janë të mëdha që jeni në një lidhje toksike. Lidhjet e shëndetshme duhet të bazohen në sinqeritet, besim dhe respekt! /Telegrafi/