LAJMI I FUNDIT:

Pesë shenja, të cilat të tregojnë se je në punën e duhur

Pesë shenja, të cilat të tregojnë se je në punën e duhur

Nëse rezultati është pozitiv, vlerësimi yt për punën vetëm do të rritet. Në qoftë se është negativ, atëherë duhet të kërkosh ca ndryshime.

Ka disa shenja, të cilat të tregojnë se je në punën e duhur. Ndoshta nuk është kjo puna jote ideale, ama mund të jesh drejt asaj rruge me ca sinjale të vogla: bën atë që të pëlqen, ndihesh e plotësuar, je energjike, krenare, ke bërë shumë miq rreth e rrotull, ndihesh pjesë e grupit. Ky është një fillim i mirë! Shiko detajet!

1. Je energjike

Edhe pse je nisur për në punë, vetja të duket sikur po shkon për të kaluar një ditë argëtuese dhe ndihesh e lehtë si pupël. Në qoshen tënde të punës ndihesh si në një pistë kërcimi. Je e gatshme për çdo gjë dhe ke energji sa t’u japësh edhe kolegëve. Bingo! Është një shenjë e mirë që je në punën e duhur.

Rezervat e përditshme të energjisë janë argument se ndihesh e lumtur dhe produktive në punë. Po ushqehesh mirë, e ruan trupin nga toksinat dhe ndihesh e ekuilibruar. Rruga për në punë është shumë e çmuar për ty. Gjatë udhëtimit me autobus merresh gjithmonë me diçka që ka të bëjë me punën ose dëgjon një kapitull të librit të preferuar kur je në makinë.

Erdhi e premtja e shumëpritur dhe të gjithë janë të ngazëllyer për fundjavën, por ti nuk ndihesh sikur ke nevojë për një pushim të plotë. Të dielën në mbrëmje bie në shtrat herët për t’u zgjuar e freskët dhe e gatshme për të hënën në mëngjes, sepse perspektiva të thërret.

2. Jep kontributin tënd

Mendja është stimuluar dhe çdo ditë gjeneron ide, të cilat mezi pret t’i bësh realitet. Nuk pret që kompania të ndërtojë strategji për të bërë realitet idetë e tua. Kjo mund të ndodhë në çdo nivel dhe frekuencë të situatës sate.

Mendon se gjithmonë mund të gjesh mënyrat për të përmirësuar operacionet e departamentit tënd. Kërkon të investosh në konceptimin e një produkti të ri të kompanisë. Po ashtu, preferon të qëndrosh në kutinë e rezervave të kompanisë, kur është fjala për sugjerimet që kërkon ajo herë pas here. Kontribuuese do të thotë që jep më shumë se bazat e pritshme nga ty, sipas përshkrimit të punës që bën.

Ndihmon shpeshherë edhe kolegë të tjerë, kur është fjala për ndonjë prezantim. Je vullnetare për komunitetin edhe kur je me pushime. Ditëlindjen e feston gjithmonë në zyrë duke u shpërndarë tortë të gjithëve.

3. Je krenare

Disa aspekte të punës që bën të bëjnë shumë krenare. Disa gjëra duhet të kalojnë patjetër në sipërfaqen e mendjes sate. Kompania ku punon të ka besuar projektin e menaxhimit, klientët e saj ndodhen në listën tënde. Po ashtu, përfitimet e kompanisë janë edhe pasojë e kontributit tënd.

Je krenare për gjithçka bën dhe çdo punë depërton në identitetin tënd. Në çdo situatë të papritur, fjalët dhe mbrojtja të vijnë natyrshëm dhe gjithçka mendon e thua me zë të lartë dhe krenare.

4. Je gjithmonë mes miqsh

Puna jote nuk është thjesht një flluskë lumturie. Është pjesë e një grupi faktorësh të paparashikuar, duke përfshirë qasje të përditshme me njerëzit me të cilët punon. Mendon gjithmonë se si ta ushqesh shoqërinë. Ke gjëra të përbashkëta me ta, ndan kohë, ndan kënaqësi, ndan të qeshura, jep mbështetje. Përndryshe, puna mund të ishte e tmerrshme dhe me të drejtë do t’ia bëje vetes pyetjen: çfarë po bëj këtu? Miqësitë në punë inkurajojnë forcë dhe mbështetje të jashtëzakonshme. Nëse ke pasur ndonjëherë një mik që të do, e di mjaft mirë se ç’ndihmë mund të jetë.

5. Mëson gjithmonë nga puna

Kjo është një pikë, e cila nuk ka lidhje me moshën. Nuk ka rëndësi nëse je tetë apo tetëdhjetë. Mundësia për të mësuar të fal më shumë kënaqësi nga puna. Por kjo praktika e të mësuarit nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me punën tënde. Të mësuarit mund të jetë thjesht një stimul periferik. Ti mund të mësosh nga të qenit i ekspozuar përballë klientëve interesantë, nga punët vullnetare apo edhe nga aktivitetet e bamirësisë.

Teknikisht është një pjesë e punës, e cila të kënaq dhe të bën të ndërtosh marrëdhënie të reja me njerëzit. Në fakt, kjo mund të jetë edhe pjesa më e mirë e punës, shkruan revistaclass. Pavarësish punës që bën dhe profesionalizmit, ti mund të jesh një anije relativisht bosh që ka nevojë të mbushet me dituri dhe urtësi.

Duke i thënë të gjitha, intuita tani duhet të jetë në gjendje të kuptojë nëse je në punën e duhur apo në punën e gabuar. Sido që të jetë, të paktën kur e di se ku je, fuqizohesh. Nëse rezultati është pozitiv, vlerësimi yt për punën vetëm do të rritet. Në qoftë se është negativ, atëherë duhet të kërkosh ca ndryshime. Është plotësisht në dorën tënde! /Telegrafi/