LAJMI I FUNDIT:

Pesë qytetet e Kosovës që kanë shpenzuar më së shumti para për dekorimin e shesheve për fundvit

Pesë qytetet e Kosovës që kanë shpenzuar më së shumti para për dekorimin e shesheve për fundvit

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, është diskutuar për festat e fund vitit.

Në bazë të statistikave të prezantuara në këtë emision Prishtina për dekorimin e shesheve dhe rrugëve për këtë vit ka shpenzuar 63 mijë euro.


Qyteti i dytë që ka shpenzuar më shumë para për dekorim është Gjakova me 14 mijë euro.

Ferizaji qëndron në vendin e tretë sa u përket shpenzimeve për festat e fund vitit me 12 mijë euro të shpenzuara.

Në listën prej pesë komunave që kanë shpenzuar më së shumti për dekorimin e shesheve dhe rrugëve e katërta qëndron Komuna e Deçanit me 10 mijë euro.

Top pesëshen e komunave që kanë shpenzuar më së shumti në Kosovë e përmbyll Istogu me 5,800 euro të shpenzuara.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, i cili ishte panelist në këtë emision, ka thënë se kjo komunë disa nga materialet që i ka përdorur në vitet e kaluara i ka ripërdorur edhe këtë vit për të kursyer sa më shumë paranë publike.

Ai ka thënë se Prishtina duhet të dekorohet më shumë se qytetet tjera pasi ka edhe numrin më të madh të turistëve dhe sipas tij edhe bizneset janë më shumë të interesuara për dekorime në kryeqytet se në qytetet tjera.

Aliu ka thënë se dekorimet dhe festimet e festave të fund vitit janë traditë edhe te shqiptarët.

Teologu Fitim Flugaj flet për dekorimet e shesheve: Gjërat e bukura muslimani nuk i urren
Lexo po ashtu Teologu Fitim Flugaj flet për dekorimet e shesheve: Gjërat e bukura muslimani nuk i urren

Ai thotë se Viti i Ri ka shërbyer si moment feste për t’u bërë bashkë më shumë familjarë e për t’u dëfryer.

Ai thotë se edhe vendet muslimane festojnë sot Vitin e Ri me shumë fishekzjarre duke përmendur Dubajin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori