LAJMI I FUNDIT:

Pesë profesionet që paguhen më së shumti dhe kanë më së paku stres

Pesë profesionet që paguhen më së shumti dhe kanë më së paku stres

Së fundmi, ‘Business Insider’ është këshilluar me Byronë e Statistikave të Punës në SHBA, me Rrjetin e Informacioneve Profesionale (databazë e cila i renditë profesionet në një shkallë nga zero në 100, ku numri më i vogël nënkupton më së paku stres), dhe me persona tjerë adekuatë për t’i identifikuar punët më të mira – në kuptimin që kanë më së paku stres dhe paguhen më së shumti.

Në bazë të këtyre statistikave, nuk është befasi se shumica e profesioneve i përkasin fushës së matematikës dhe shkencës, transmeton Telegrafi.


Më poshtë e keni listën me këto pesë profesione që paguhen më së shumti dhe kanë më së paku stres – kurrë nuk është vonë të ndryshoni profesion!

5: Optometrist

Toleranca e stresit: 70
Paga mesatare vjetore:
115,750 dollarë
Çfarë bëjnë:
Performojnë ekzaminime të syve për të kontrolluar nëse ka probleme me shikim apo sëmundje. Optometristi mund të përshkruajë syze me dioptri.
Kërkesat akademike: Bachelor, program katërvjeçar i doktorit të optometrisë, dhe licencë shtetërore

4: Fizikan

Toleranca e stresit: 61
Paga mesatare vjetore: 118,500 dollarë
Çfarë bëjnë: Kryejnë hulumtime në fenomenin e fizikës, zhvillojnë teori në bazë të observimeve dhe eksperimenteve, si dhe krijojnë metoda në mënyrë që t’i aplikojnë ligjet dhe teoritë fizike.
Kërkesat akademike: Doktoraturë për shumicën e punëve që kanë të bëjnë me hulumtime.

3: Profesor i juridikut

Toleranca e stresit: 63
Paga mesatare vjetore: 126,230 dollarë
Çfarë bëjnë: Japin mësim për fushën e ligjit.
Kërkesat akademike: Doktoraturë.

2: Menaxher i sistemeve kompjuterike dhe informatike

Toleranca e stresit: 64
Paga mesatare vjetore: 141,000 dollarë
Çfarë bëjnë: Ndihmojnë në përcaktimin e qëllimeve të teknologjisë informative për një organizatë; janë përgjegjës për implementimin e sistemeve të duhura kompjuterike për t’i arritur ato qëllime.
Kërkesat akademike: Diplomë Bachelor.

1: Ortodont

Toleranca e stresit: 67
Paga mesatare vjetore: 221,390 dollarë
Çfarë bëjnë: Ekzaminojnë, diagnostikojnë dhe trajtojnë çrregullime dentale dhe anomali tjera orale, gjithashtu edhe dizajnojnë pajisje për rregullimin e dhëmbëve dhe nofullave.
Kërkesat akademike: Diplomë Bachelor, shkollë katërvjeçare për dentist, dhe dy-tre vjet praktikë. /Telegrafi/