LAJMI I FUNDIT:

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Pesë plane frymëzuese për banesa të vogla

Banesat bashkëkohore të dimensioneve të vogla janë bërë simbol i efikasitetit dhe i dizajnit të jashtëzakonshëm

Nuk është për t’u habitur që apartamentet modeste për arkitektët dhe dekoruesit të enterierit janë bërë burim frymëzimi për projekte të dedikuara personave të cilët dëshirojnë të jetojnë rehat, por në hapësirë të vogël, transmeton Telegrafi.


Planet e banesave të cilat po jua prezantojmë mund t’ju ofrojnë frymëzim se si të organizoni enterierin e apartamentit tuaj:

1. Jeta në 30 metra katrorë

Kjo garsonierë prej 30 metrash katrorë ofron çdo gjë që është e nevojshme. Ka kuzhinën me ishulli (i cili njëherësh shërben edhe si trapezari), dhomën e ndejës dhe dhomën e gjumit, banjën, madje edhe dollapin për gardërobë dhe ballkonin.

Zgjedhja e materialeve dhe e ngjyrave të shndritshme krijon hapësirë të këndshme për të jetuar.

2. Banesë e vogël funksionale

Ky mini-apartament tregon se si mund të jetoni rehat dhe në mënyrë funksionale edhe në pak metra katrorë. Ky tip i banesës është dizajnuar për mënyrën e llojllojshme të jetës urbane – edhe për banim, edhe për të punuar nga shtëpia.

Dhoma e gjumit e madhe ofron hapësirë të mjaftueshme për të organizuar një kënd funksional për punë.

3. Banesë në formën ┐

Nuk kanë të gjitha banesat formë kënddrejtë, por përparësi e madhe e këtyre banesave të formave të çrregullta është që zona e gjumit të jetë e ndarë nga zona e ndejës. Gjë që nga ana tjetër paraqet sfidë të madhe te banesat kompakte të dimensioneve të vogla.

4. Orari funksional në banesë njëdhomëshe

Edhe pse njëdhomëshe, kjo banesë, falë planit të hapur të zonës së ditës, bën që hapësira të duket më e këndshme dhe më e madhe seç është në realitet.

5. Banesë e vogël kompakte

Nëse keni në dispozicion pak hapësirë, ndihma e profesionistëve do të ketë rëndësi shumë të madhe për ju.

Ndonjëherë ju mund të gjeni frymëzim, psh., në një apartament hoteli, i cili mund të shërbejë si bazë për hartimin e një studioje ose banese me një dhomë gjumi.

/Telegrafi/