Sporting Lisbona ka humbur trajnerin e tyre, Ruben Amorim, i cili i është bashkuar me Manchester United këtë muaj.

Sulmuesi Viktor Gyokeres ka thënë se ai nuk do të shkojë askund deri në verën e ardhshme, por do të ketë një mori klubesh të mëdha që do ta ndjekun nga afër në " Jose Alvalade”.


Gyokeres, 26 vjeç, është bërë një nga sulmuesit më të lakmuar në futbollin evropian.

viktor gyokeres sporting v boavista 2024 1

Numri nëntë suedez tashmë ka 30 gola këtë sezon dhe ka disa klube kryesore që e duan për verën e ardhshme.

Çmimi i tij mendohet të ishte rreth 60-70 milionë euro, por mund të ndodhë që Sporting të fitojë 100 milionë euro duke pasur parasysh interesimin e madh.

Sipas mediumit Record në Portugali, Barcelona dhe Atletico Madrid janë ndër pesë skuadrat që kanë kërkuar vende për skautët e tyre për të ndjekur ndeshjen e Sportin në Ligën e Kampionëve me Arsenalin këtë javë.

Atyre do t'i bashkohen Manchester City , Manchester United dhe Bayern Munich në tribunë. /Telegrafi/

telegrafi sport app