LAJMI I FUNDIT:

Pesë ditë para se të shkojë në burg, hospitalizohet afaristi Sead Koçan

Pesë ditë para se të shkojë në burg, hospitalizohet afaristi Sead Koçan

Afaristi Sead Koçan është hospitalizuar sot në njërën nga klinikat private në Shkup.

Sipas TV24, Koçanit i është përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe për këtë është njoftuar edhe Këshilli Penal, i cili sot pasdite duhet të vendosë nëse Koçan për pesë ditë, gjegjësisht më 17 korrik, do të shkojë në burg për rastin “Trust”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sead Koçani përpiqet që në çdo mënyrë të mos paraqitet në portën e burgut më 17 korrik. Shpëtim kërkon edhe nga Gjykata e Lartë me lutje që në mënyrë të jashtëzakonshme të rishqyrtohet aktvendimi i tij. Në mënyrë të ngjashme nga burgu Gjykata e Lartë e shpëtoi ish-ministren e Brendshme Gordana Jankullovska, por në rastin e Koçanit pengesë mund të jetë sekuestrimi i pasurisë me vlerë prej 17 milionë euro.

Sipas Gjykatës Penale, së pari duhet të përfundojë procesi i pagesës së parave e më pas lënda e njohur si “Trust” të dërgohet në gjykatën më të lartë për vlerësim të jashtëzakonshëm.

Sead Koçan ka përvojë pozitive me Gjykatën e Lartë. Para dy viteve pasi iu shqiptua masa e paraburgimit ai u arratis. Dy muaj nuk ishte askund. Ai u kthye pasi Gjykata e Lartë në krye me Jovo Vangellovskin ia anuloi paraburgimin.

Biznesmeni Sead Koçan ishte dënuar për tenderin për nxjerrjen e zgjyrës në REK Bitolla. Sipas aktakuzës ai ka formuar konzorcium të rrejshëm mes kompanisë së tij “Transmet” dhe kompanisë “Sileks Nemetali ST” dhe e kanë fituar tenderin shumë milionësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori