Real Madrid do të përballet me Paris Saint-Germain të mërkurën mbrëma, teksa kërkon të rezervojë një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
Misioni i tyre nuk është aspak i lehtë pasi u mundën 1-0 në ndeshjen e parë të 1/16 në Paris, falë një goli të Kylian Mbappe në kohën e shtesë të pjesës së dytë.
Megjithatë, skuadra e Carlo Ancelottit ka ende një shans për të kthyer rezultatin. Më poshtë I gjeni pesë arsye pse mbretërit mund ta bëjnë këtë gjë.
Kroos i dyshimtë, por mund të luajë
Toni Kroos u stërvit me top të hënën dhe vendimi përfundimtar nëse do të jetë i disponueshëm pritet të merret pas seancës së së martës.
Nëse ai mungon, Real Madrid do të humbasë lojtarin që dikton tempin për Los Blancos në mesfushë. Ndërkohë, Casemiro do të mungojë në ndeshje për shkak të pezullimit, që do të thotë se Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde mund të startojnë në mesfushë përkrah Luka Modric.
Edhe pse mungesa e Kroos nuk është konfirmuar, me shumë mundësi do të jetë Modric ai që do të jetë përgjegjës për të marr rolit e tij.
Nacho… ose Marcelo
Ferland Mendy nuk do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për shkak të pezullimit dhe trajneri italian ka vendosur të mos e kalojë David Alaba në të majtë të mbrojtjes.
Kjo do të thotë se do të jetë ose Nacho Fernandez ose Marcelo , ai që do të zëvendësojnë francezin, me skenarin më të mundshëm që produkti i akademisë së Real Madrid të luajë në vend te Mendyt.
Sulmuesi i krahut
Ancelotti do të duhet të zgjedhë mes Marco Asensio dhe Rodrygo Goes kur bëhet fjalë për lojtarin që do të startojë përkrah Vinicius Junior dhe Karim Benzema në sulm.
Asensio është më shumë kërcënues në sulm për sa i përket edhe golave të shënuar në krahasim me Rodrygo këtë sezon, por italian që mendon edhe për taktikën gjatë ndeshjes mund të zgjedhë sulmuesin brazilian.
Presion i lartë në fushë
Ideja e Ancelottit është që skuadra e tij të ushtrojë presion të lartë në fushë në ndeshjen e së mërkurës në “Santiago Bernabeu”.
Los Blancos e vunë në praktikë në pjesën e parë kundër Real Sociedad të shtunën e kaluar në kampionat, ku mbrojtësit e skuadrës baske duhet të merrin vendime të nxituara dhe shpesh gabonin në pasime.
Megjithatë, PSG mburret me sulmues të klasit të lartë si Kylian Mbappe , Lionel Messi dhe Neymar, të cilët mund të krijojnë rrezik në kundërsulm.
Atmosfera e Bernabeut
PSG luajti ndeshjen e parë në shtëpi, por tifozët e Real Madridit pritet të luajnë një rol të madh në përpjekjen e ekipit të tyre për të ndryshuar ndeshjen në “Santiago Bernabeu”.
Ka shumë gjëra në lojë kundër PSG-së , më shumë sesa thjesht kalimi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi dy modele klubesh janë përballë njëra-tjetrës dhe tifozët e Real Madrid janë të vetëdijshëm se atmosfera mund të jetë çelësi për ta shtyrë skuadrën e tyre drejt një suksesi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij