LAJMI I FUNDIT:

Pesë arsye pse duhet të shkoni në Sea Dance Festival

Pesë arsye pse duhet të shkoni në Sea Dance Festival

Pas edicionit te 18-te te Exit Festival, ku morën pjesë më se 200 mijë vizitorë nga mbi 70 shtete brenda katër ditëve, aventurat e festivaleve vazhdojnë me edicionin e 5-të tSea Dance Festival Sea Dance Festival, nga e ënjta- 30 Gusht deri te shtunën – 1 Shtator, në plazhin më të bukur të Budvës.

Ja disa arsye pse Sea Dance duhet te jete ne listën e destinacioneve tuaja këtë verë!

Lokacioni i ri i festivalit


Këtë vit, për herë të parë Sea Dance Festival do të mbahet në plazhin e Buljarices, e cila gjendet gjysmë ore larg qytetit të vjetër të Budvës.

Buljarica është një oazë e gjelbër dhe destinacionin perfekt për mbrëmje të gjata të festivalit, të shoqëruara me ngjarje gjatë ditës për ju dhe shoqërinë tuaj.

Kamping ne ullishte

Maslina Camp është shumë e njohur mes turistesh dhe do te ketë akomodimi për pjesëmarrësit e festivalit nga e gjithë bota, në fund të sezonës së turizmit. E fshehur mes ullinjve 300-vjeç dhe drunjve të ndryshëm, jep një atmosfere mbresëlënëse relaksuese, ku ka edhe hapësire parkingu, tualet, dush, elektricitet dhe Wi-Fi. Do te keni mundësinë të merrni me qira tenda luksoze dhe mjete kampingu.

Me lokacion ca qindra metra larg plazhit dhe afër festivalit, është akomodimi perfekt gjatë festivalit.

Diçka për të gjithë yjet më të mëdhenj botëror dhe regjional që do të marrin pjesë

Gjate tri ditëve të festivalit, fansa nga e gjithë bota do të kenë mundësi të jenë pjesë e performancave në Addiko Main Stage, te Nile Rodgers dhe Chick, DJ duo Dimitri Vegas dhe Like Mike, mjeshtër të skenës se sotme elektronike, Paul Kalkbrenner, si dhe Alice Merton, Lost Frequencies, Dax J, Antigone, Francois X, Shlømo, PTULive, Sofia Rodina, Marko Nastic, F Burak Yeter, FIlatov dhe Karas, Lag, Vakat AKA Aleksandar Grum, Forest People, Gillerz, Be Good, Ilija Djokovic, Sugar Lobby, Monosaccharide, Bodzie, Popi Divine, Mr. Lekka, Branko Vukovic, Buba, Ana RS, TZ Project, CX, Sabinaa and Jan De R dhe shumë të tjerë.

Techno ne bregdet
Nuk do të ketë mungesë të argëtimit tek skena No Sleep, ku valët e detit dhe ritmi pozitiv do të rrjedhin mbi të gjithë fansat e muzikës elektronike. Lista e jashtëzakonshme e artisteve do të përfshijë njërën prej DJ më të njohura sot- Nina Kraviz, e shoqëruar nga Dax J, Antigone, Francois X dhe Shlomo, Eagles, Butterflies, PTU live, Sofia Rodina.

Mes tyre do të jenë edhe emra të artistëve të ndryshëm lokal dhe regjional. Kjo nuk është e tëra- fansat e muzikës së mire do të kenë mundësi të shijojnë edhe skenën TDI, Aqua Viva Latino, Huawei Silent Dance dhe mund te presin ende surpriza!

Vera sapo ka filluar
Në fund të Gushtit dhe fillim te Shtatorit pritet të ketë temperatura të vërteta verore, bazuar në parashikimet e motit. Nëse doni diell, muzikë dhe një festival të vërtetë veror, Sea Dance është destinacion i përkryer për ju!

Në trend Magazina

Më shumë
Momenti kur

Momenti kur "kërset grushti" në varrimin e vëllait të Unikkatilit, Mentor Palokajt

Magazina

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Nga pesë gjërat që shqiptarët kanë kërkuar më së shumti në Google gjatë 90 ditëve të fundit, katër janë për Big Brother - në vend të pestë zgjedhjet

Magazina
Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Ola - banorja e vetme që po agjëron në BBVA 4 kritikohet nga ndjekësit, pasi shfaqet provokuese në bikini duke ekspozuar format e trupit

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori