LAJMI I FUNDIT:

Përzierje bombastike Jennifer Lopez: Receta nga e cila pëlcet nga energjia!

Përzierje bombastike Jennifer Lopez: Receta nga e cila pëlcet nga energjia!
WATCH WHAT HAPPENS LIVE -- Pictured: Jennifer Lopez -- (Photo by: Charles Sykes/Bravo/NBCU Photo Bank via Getty Images)

Ylli i popit Jennifer Lopez ka zbuluar recetën e vet për energji të cilën e praktikon kurdo që kthehet e lodhur nga turnetë.

Fjala është për pijen natyrale dhe të shëndetshme, transmeton Telegrafi.


Përzierja përbëhet nga proteinat pluhur, banania, spinaqi, qumështi, orizi dhe gjalpi i lulediellit (si alternativë për gjalpin e kikirikëve).

“Me kalimin e kohës e kam kuptuar që ne atë që e hamë nuk na jep energji të mjaftueshme. Të njëjtin ushqim ua kam dhënë edhe fëmijëve. Kam menduar, a është e mirë kjo edhe për ata? Isha e gatshme të provoja diçka tjetër… “, ka thënë Jennifer në intervistën e dhënë revistës People.

– Kjo përzierje ka shije të freskët, ndërkaq me të i bëni mirë edhe vetes. Dallimi është i madh.

Përzierja të cilën e pi Jennifer Lopez është e pasur me fibra, proteina dhe omega-3 me thartira yndyrore dhe mund të përdoret si zëvendësim për racion, shpjegon trajneri i fitnesit Marco Borges. /Telegrafi/