LAJMI I FUNDIT:

Përzieni bananet me mjaltë dhe ujë: Kolli dhe bronkiti do të zhduken!

Përzieni bananet me mjaltë dhe ujë: Kolli dhe bronkiti do të zhduken!

Trajtimi i kollit kronik dhe bronkitit ka qenë sfidë e madhe për mjekësinë.

Por, së fundmi është bërë e ditur një recetë e re natyrale, e cila përmban përbërësit më të vjetër dhe më të fuqishëm, të cilët e qetësojnë fytin dhe mushkëritë, si dhe e shërojnë kollin dhe bronkitin në afat rekord.


Falë vetive të magjishme të mjaltës dhe bananeve – të cilat janë të përfshira në këtë recetë – ju mund ta përdorni këtë ilaç për fëmijët dhe të rriturit, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 400 mililitra ujë të vluar

– Dy banane

– Dy lugë gjelle mjaltë

Fillimisht qëroni bananet dhe pastaj shtrydhni ato me një lugë druri.

Pastaj, vendosni bananet në tenxhere dhe shtojani ujin e vluar. Lëreni tenxheren ashtu për 30 minuta.

Pasi të është ftohur produkti, shtojani mjaltën në fund, pasi që nëse ia shtoni në fillim, mjalta do t’i humbë vetitë e veta të rëndësishme.

Produktin rekomandohet ta konsumoni katër herë në ditë, nga 100 mililitra për çdo përdorim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori