LAJMI I FUNDIT:

Përzgjidhen këngët për festivalin ‘Zambaku i Prizrenit’

Përzgjidhen këngët për festivalin ‘Zambaku i Prizrenit’

Pas përfundimit të fazës konkurruese për edicionin e 28 të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, janë përzgjedhur 14 këngët që do të jenë pjesë e festivali të këngës së vjetër qytetare, të vetmit të kësaj natyre jo vetëm në Kosovë.

Në një njoftim për media thuhet se juria në këtë përbërje ka përzgjedhur kompozimet e këtyre kompozitorëve që kanë konkurruar për pjesëmarrje në edicionin e 28 të Zambakut të Prizrenit: Tomor Berisha, Arsim Kryeziu, Isa Jakupi, Edon Ramadani, Artan Bakija, Ylli Kalaja, Nexhat Macula, Hisein Kazaz, Irfan Blakqori, Veton Perolli, Memli Kelmendi, Zehni Beqiraj Ylli Ramzoti dhe Shefqet Hoxha (Sheki).


Drejtori i edicionit të 28 të festivalit “Zambaku I Prizrenit” Istref Krasniqi thotë se juria ka bërë përzgjedhjen e këngëve në bazë të rregullores së Kuvendit Komunal, që janë kriteret për këngë të zhanrit të muzikës së vjetër qytetare, pa e bërë lëshim në aspektin profesional, transmeton KosovaPress.

Ai njofton se pas përzgjedhjes së këngëve, edicioni i 28 është në fazën finale të përgatitjes dhe orkestrimi i këngëve shënon fazën para finale, ndërsa përgatitjet e orkestrit, që do të paraqitet live, do të fillojnë për pak ditë dhe deri ditën e mbajtjes së festivalit, që do të jetë një nga ditët e fundit të muajit, gusht çdo gjë do të jetë e gatshme.

Thuhet se ky edicion do të dallojë prej të tjerëve dhe do të jetë më transparentë.

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori