LAJMI I FUNDIT:

Përveçse për Kosovën, presidenti kroat bëri deklarata kontraverse edhe për Ukrainën – ato bënë jehonë në mediat botërore

Përveçse për Kosovën, presidenti kroat bëri deklarata kontraverse edhe për Ukrainën – ato bënë jehonë në mediat botërore

Presidenti i Kroacisë kritikoi të hënën vendet perëndimore për furnizimin e Ukrainës me tanke të rënda dhe armë të tjera në fushatën e saj kundër forcave pushtuese ruse, duke thënë se këto dërgesa të armëve vetëm do ta zgjasin luftën.

Zoran Millanoviq u tha gazetarëve në kryeqytetin kroat se është “çmenduri” të besosh se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale, përcjell Telegrafi.


“Unë jam kundër dërgimit të ndonjë arme vdekjeprurëse atje”, kishte thënë Milanoviq. “Kjo e zgjat luftën”.

“… Është e qartë se Krimea nuk do të jetë më kurrë pjesë e Ukrainës”, ka thënë ndër tjerash Millanoviq.

Kryeministri kroat reagon ndaj deklaratës së presidentit Millanoviq për Kosovën: Tashmë ai është yll jo vetëm në mediat ruse, por edhe në ato serbe
Lexo po ashtu Kryeministri kroat reagon ndaj deklaratës së presidentit Millanoviq për Kosovën: Tashmë ai është yll jo vetëm në mediat ruse, por edhe në ato serbe

Por presidenti i Kroacisë ka bërë një koment lidhur me Kosovën, duke tërhequr një lloj paralele mes Krimesë së aneksuar nga Rusia dhe Kosovës që sipas tij është “marrë” nga Serbia.

Dhe kryeministri Andrej Plenkoviq, është zyrtari më i lartë i Kroacisë që ka reaguar pas deklaratës së presidentit të këtij vendi, Zoran Millanoviq, në lidhje me Kosovën, i cili ka thënë se “Kosova u rrëmbye nga Serbia”.

“Asnjë shtet nuk e ka aneksuar Kosovën. Me sa di unë, Kosova është një shtet i pavarur që Kroacia e ka njohur 15 vjet më parë. Kosova është subjekt i së drejtës ndërkombëtare. Nëse dikush do ta kishte aneksuar, atëherë do ta kishte marrë nga territori i një vendi dhe do ta aneksonte në një tjetër”, ka thënë kryeministri Plenkoviq, shkruajnë mediat kroate, përcjell Telegrafi.

Këto deklarata të presidentit kroat – sidomos ato për Ukrainën – përveç brenda Kroacisë, kanë bërë jehonë edhe më gjerë – dhe janë bërë temë e disa mediave prestigjioze botërore, përfshirë The Guardian, Al Jazeera, AP, dhe jo vetëm.

Deklarata e presidentit Millanoviq për Kosovën, një reagim i ashpër vjen edhe nga partia në pushtet e Kroacisë
Lexo po ashtu Deklarata e presidentit Millanoviq për Kosovën, një reagim i ashpër vjen edhe nga partia në pushtet e Kroacisë

Në këtë drejtim, shkruan mediumi prestigjioz The Guardian, Millanoviq ka përqafuar një qëndrim anti-BE që kur u zgjodh fillimisht në 2019 si një kandidat liberal me prirje të majtë dhe politikat e tij janë “të përafërta” me ato të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán dhe liderit secesionist serb të Bosnjës, Milorad Dodik.

Kështu, vë në pah ky medium, në muajt e fundit, ai ka kundërshtuar hapur pranimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, si dhe trajnimin e trupave ukrainase në Kroaci si pjesë e ndihmës së BE-së për Ukrainën.

Ndërkohë Sky News shkruan se Millanoviq ka krijuar një reputacion si pro-rus, të cilin ai e ka mohuar vazhdimisht. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori