Është përuruar ura që lidhë Kamenicën me Bujanocin dhe Luginën e Preshevës, projekt ky që u implementua për më pak se tre muaj që prej vënies së gurthemelit.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati gjatë ceremonisë së përurimit këtë të mërkure tha se ndërtimi i kësaj ure do të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimit mes dy komunave, derisa apeloi Qeverinë e Kosovës që të ketë në prioritet shqiptarët e Luginës.
Kastrati tha se ura në Breznicë dhe Karaçevë të Poshtme, do të lehtësojë qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve të të dy anëve.
“Kam kënaqësinë që sadopak ne si Komunë e Kamenicës kemi dhënë një kontribut që me arrit me kriju kushte dhe lidhje më të mirë mes dy komunave tona, po në veçanti edhe Breznicës e Bujanocit. Unë kërkoj falje në emër të Kamenicës dhe te institucioneve të Kosovës, për juve qytetarë që keni mbetur në atë pjesë dhe kur e dimë se me çfarë sfida ballafaqoheni. Uroj që ky projekt ka me qenë një fillim i mbarë e i mirë që në të ardhmen mos me u përmend e me u harru, po si shtet dhe komunë e Kosovës sa shumë kemi me u angazhu me ua bë jetën më të lehtë. Po e shfrytëzoj rastin me i kërku edhe Qeverisë së Kosovës dhe të gjithëve që Lugina e Preshevës është një prej vendeve që po ballafaqohet me sfidat dhe padrejtësitë më të mëdha me qenë më prioritet në aspektin e komunikimit, ndërlidhjes me autostradën qoftë hekurudhë ose diçka tjetër”, deklaroi ai, raporton kp.
Përfundimin e këtij projekti e quajti “ditë të madhe” kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, i cili tha se ky projekt është i pari që realizohet mes Kosovës e Serbisë që nga paslufta.
“Sot është një ditë e madhe sepse po e bëjmë një urë që i lidhë dy shtete, dy fshatra, dy komuna, por prapë po them dy shtete. Dhashtë Zoti vazhdojmë me projekte të tilla. Hera e parë që pas vitit 1999, është një objekt që bëhet mes dy shteteve, shtetit të Kosovës dhe të Serbisë. Shpresojmë të kemi edhe projekte tjera. Nuk e kemi pasur lehtë ne, sidomos pjesa e Bujanocit, sepse është dashur të vijnë disa materiale për ndërtimin e kësaj ure, nga Bujanoci dhe të kalojnë punktin”, tha Arifi.
Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa tha se këtë shembull të bashkëpunimit duhet ta ndjekin të gjithë, pasi që siç tha ai, vetëm përmes një vizioni të tillë ndihmohen qytetarët e Luginës.
“Ky është një nga projektet shumë të mira kur vizioni ndërtohet në bashkëpunim dhe bashkërendim të shqiptarëve të këtushëm, kur ka për qëllim lehtësimin e komunikimit mes qytetarëve. Ky bashkëpunim dhe ky bashkërendim duhet të vazhdojë edhe më tutje. Jam i bindur që vetëm përmes një vizioni të tillë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe komunave të Kosovës do të mund të lehtësohet jeta e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh Mustafa.
Të kënaqur me këtë ndërtimin e urës u ndanë kryetari i Këshillit lokal të Karaçevës së Ulët, Selver Lenjani dhe ai i Breznicës, Nazim Hajdini.
Këta të dy vlerësuan se po kthehet jeta në këtë zonë, derisa uruan që projekte të ngjashme bashkëpunim të ketë edhe në të ardhmen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Qeveria shqyrton mundësinë për rritje lineare të pensioneve për dy mijë denarë

E përditshmja britanike “Mirror”: Eksploroni Shqipërinë – perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike

“Mashtruese” dhe “Jorelevant”, si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Formohet një parti e re politike në Kosovë

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

“E abortova në muajin e dytë”, rrëfen e mbijetuara që mbeti shtatzënë nga ushtarët serbë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë