LAJMI I FUNDIT:

Përurohet shtatorja e Hajredin Bajramit në Lipjan

Përurohet shtatorja e Hajredin Bajramit në Lipjan

Në Ditën e Çlirimit të Kosovës, veprimtari Hajredin Bajrami u rikthye në bronz në qytetin e Lipjanit.

Në këtë ditë Lipjani përuroi tri shtatore të veprimtarëve të kësaj komune, për çka kryetari Imri Ahmeti e quajti pasuri të vendit.

Ahmeti tregoi se janë edhe tri shtatore të tjera të cilat do ta nderojnë Lipjanin.


“22 vjet të çlirimit të vendit, po pasurohet qyteti ynë me tri shtatore, të tre veprimtarëve, heronjve tanë, siç e kemi pasuru edhe më herët. Pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari janë edhe tri shtatore tjera që do të nderojnë qytetin e Lipjanit” tha ai.

Në zbulimin e shtatores së heroit Hajredin Bajrami, mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Me këtë rast, Jashari tha se duhet të luftojmë se bashku për zhvillim ekonomik dhe ndërtimin e shtetit.

“Sot është ditë e madhe për Lipjanin, për Kosovën, 22 vite pas çlirimit çka na mbetet neve, ashtu siç e tha kryetari Imri më parë në akademinë solemne, lufta jonë e pandalshme drejt zhvillimit ekonomik duhet të vazhdoj bashkë se bashku siç ishim 22 vite më parë për ta ndërtuar e zhvilluar këtë vend në mënyrë më të mirë të mundshme që rinia e këtij vendi me deshtë këtë vend” ,tha ai.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj tha se shtatorja e Bajramit është gur themeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës.

“Sot është një ditë e veçantë, jo vetëm për Lipjanin, po për gjithë Kosovën. Ky moment tregon që çdo statujë bashkon kryetarët e komunave pa dallim partie politike, kjo tregon edhe njëherë që ky lapidar është gur themeli i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori