LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Qendra e parë nacionale e trajtimit të sulmeve në tru

Përurohet Qendra e parë nacionale e trajtimit të sulmeve në tru

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili përuroi sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Qendrën e parë nacionale që trajton sulmin në tru, në Klinikën e rinovuar të Neurologjisë.

 Ministri Ismaili tha se me hapjen e kësaj qendre po krijohen kushte që të shpëtohen qytetarët nga vdekja, paraliza dhe shpenzimet e larta financiare.


“Është një datë e rëndësishme për pacientët në Kosovë. Duke e ditur se sulmi në tru shkakton vdekje dhe invaliditet të lartë. Por edhe ka pasur nevojë që të kemi një qendër që mund të reagojë në orët e para. E shohim një hapësirë moderne me aparaturë moderne dhe mjekët të përgatitur”, tha ai.

Ai theksoi më tej se “kemi një qendër e cila do të shpëtojë jetë dhe njëkohësisht do të shpëtojë edhe xhepin e pacientëve”.

Sipas tij, me pajisjet dhe infrastrukturën  e kësaj qendre mundësohet një reagim i shpejtë brenda 3 orëve.

Drejtori i ShSKUK-së, Basri Sejdiu theksoi se në klinikën e përuruar do të kryhet trajtimi i infarktit të trurin me metoda moderne.

“Është një datë historike për shëndetësinë kosovare. Do të bëhet trajtimit i infarktit në tru me metoda inovazive ashtu siç ka qenë projekt nacional trajtimi i infarktit në zemër. Është i mirë pritur e sidomos për pacientët. Në orët e para do të mund të shpëtohen jetë dhe largim nga invaliditeti. Kemi pasur shumë pacientë që janë mbajtës të familjeve. Pacientët që janë në fazën më të re mund të vijnë të në orët e para dhe funksionin në klinikën e neurologjisë. Kemi ekipin dhe stafin e përgatitur pasi janë trajnuar në Kroaci dhe tani mund të zbatojnë në QKUK”, tha ai.

Në Kosovë 1200 deri në 1300 pacientë shtrohen për mjekim brenda një viti nga disa lloje të sulmit në tru. Shkalla e vdekshmërisë prej sulmeve në tru është e madhe, mund të shkojë deri në 40 për qind.

Investimet në krijimin e qendrës për trajtimin e sulmeve në tru ka kushtuar rreth 200 mijë euro, kurse pajisjet 1.1 milionë euro. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori