LAJMI I FUNDIT:

“Përtej punësimit” – podcast me Dea Gjinali

“Përtej punësimit” – podcast me Dea Gjinali

Dea Gjinali, kryetare e sindikatës se IPKO-së, sindikatës së parë të punëtorëve në kompani private.

Përderisa sindikatat e punëtorëve në sektorin publik janë sinonim i grevave, Dea tregon se si sindikata e IPKO-së përmes dialogut me menaxhmentin arriti qëllimet e saj pa mbajtur as edhe një grevë të vetme për tash e 11 vjet.


Dea, duke u kthyer në kohë tregon takimin e kolegëve/eve në kafe si takim fillestar deri te krijimi i sindikatës së IPKO-së për një javë. Dea shpalos edhe vështirësitë jo të pakta në numër për me arrit me mbajt një sindikatë aktive në sektorin privat.

Themelimi i Sindikatës së IPKO-së?

Përderisa shumë iniciativa për krijimin e sindikatave në sektorin privat dështojnë, Dea ekspeditivitetin në krijimin e sindikatës së IPKO-së e sheh si faktor kyç që ndikoi në themelimin e saj.

Dea tregon se si në vitin 2011 në kohën e recesionit, menaxhmenti i IPKO-së kërkoi uljen e pagave të të gjithë punonjësve për 10%.

Kërkesa si e tillë ishte e pa pranueshme nga punonjësit. Mobilizimi i punonjësve nuk mungoi dhe për një javë krijuan sindikatën. Pas hapjes se sindikatës Dea tregon se është zhvilluar dialog me menaxhmentin dhe është marrë vendim për mos uljen pagave.

Tani janë rreth 500 punonjës në IPKO, ndërsa 70 për qind e tyre janë pjesë e sindikatës, thotë Dea.

Procedurat për themelimin e një sindikatë?

Dea, pohon se themelimi i sindikatave është i nevojshëm për çdo kompani private në mënyrë që të arrihen të drejtat e punonjësve si dhe të zhvillohet kompania.

Themelimin e sindikatave Dea e sheh më shumë si punë vullneti dhe guximi nga ana e punonjësve ngase ajo pohon se Ligji për Organizimin Sindikal në Kosovë është shumë lehtë i zbatueshëm.


Mblidhen disa punonjës, krijohet akti i themelimit, pastaj akti i themelit e propozon kryetarin dhe kryesin. Për aktin e themelimit, Dea thotë se varet nga kompania se sa e madhe është ajo. Në krijimin e aktit të themelimit në IPKO kanë qenë diku 40 punonjës të cilët më pas e propozuan kryetarin dhe kryesin.

Pjesa financiare e sindikatave?

Rreth 70% e punonjësve në IPKO që janë pjesë e sindikatës nga rroga e tyre japin 1% për funksionimin e sindikatës, tregon Dea.

Dea, thotë se sindikata e IPKO-së sa i përket pjesës financiare është shumë transparente ku një herë në vit njofton personelin se sa ka pasur buxhet sindikata dhe ku është shpenzu. Në përgjithësi Dea tregon se buxheti i sindikatës shpenzohet vetëm për të mirën e anëtarëve të sindikatës. Si raste konkrete Dea shpalos se si sindikata ka nda mjete financiare për anëtarët e sindikatës që kanë qenë të sëmur, për shpenzimet e avokatëve kur punëtori vendos në gjykatë kompaninë si dhe se si në kohën e fundit me ngritjen e inflacionit sindikata ka nda nga pesëdhjetë (50) euro për secilin anëtarë të saj.

Sindikata, dhe mbrojtja e të drejtave të punonjësve?

Dea, pohon se sindikata është një vijë kufizuese për punëdhënësit deri ku ata munden me shku. Aktualisht, kompanitë private që kanë sindikata e mbajnë më të përgjegjshëm punëdhënësin sa i përket respektimit të të drejtave të punonjësve. Dea, për mbrojtjen e të drejtave të punëtoreve e sheh si shumë të nevojshme edhe ndryshimin e kornizës legjislative të punës.

Çka ofron sindikata për punonjësit?

Dea, nga përvoja e saj e gjatë në sindikatë tregon se sindikata është siguri për punëtorin. Punëtori kur është i sigurt ofron produktivitet më shumë në punë, thotë Dea.

Bashkëpunimi me sindikatat e tjera?

Momentalisht Dea pohon se nuk ka bashkëpunim konkret me sindikatat e tjera. Bashkëpunimin e sheh si shumë të nevojshëm në kuptimin e shkëmbimit të përvojave dhe informatave.

Diçka për fund?

Për fund Dea inkurajon punonjësit e kompanive private për krijimin e sindikatave sepse e sheh si shumë domethënëse si për punonjësit ashtu edhe për kompanitë, drejt përmbushjes së të drejtave të punonjësve në vendet e tyre të punës.

Ky podcast është seri e podcasteve “Përtej punësimit: Të drejtat në punë” që zhvillohen nga Qendra për Politika dhe Avokim me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij podcasti është përgjegjësi e vetme e Qendrës për Politika dhe Avokim dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori