Për një pjesë të personazheve publike viti që lamë pas ka qenë më i bukuri, shtuar faktin që kanë qenë në pritje të ëmbël.
Disa prej vajzave të showbizit shqiptar janë bërë nënë për herë të parë, ndonëse për të tjerat ka qenë në plan zgjerimi i familjes.
Selvije Jao, Zaimina Vasjari, Kristina Baki, Edita Sopjani, Dojna Mema, Arbana Osmani, Marigona Krasniqi, Sara Hoxha, Eni Koçi, Kaltrina Selimi dhe Einxhel Shkira – janë disa nga emrat që morën epitetin nënë për herë të parë, përkundër se disa nga figurat e tjera publike kanë qenë në pritje të fëmijës së dytë apo edhe të tretë.

Selvije Jao
View this post on Instagram
Selvije Jao tashmë për të gjithë është bërë e njohur si bashkëshortja e këngëtarit nga Maqedonia, Shpat Kasapi.
Ata u bënë prindër për herë të parë në janar të vitit 2022.
Çifti mirëpritën një djalë të quajtur, Roel.
Të njëjtit kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2021 me një ceremoni private.
Zaimina Vasjari
View this post on Instagram
Artistja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, mori epitetin nënë për herë të dytë në mars të vitit të kaluar.
Këngëtarja e njohur ka sjellë në jetë djalin të cilin e kanë pagëzuar me emrin, Kamar.
Krijuesja e hitit “Vetes” është e martuar që disa vite me Klodian Asllanin.
Çifti i famshëm u bënë prindër për herë të parë të një vajzë në vitin 2018.
Kristina Baki
View this post on Instagram
Modelja e njohur nga Shqipëria, Kristina Baki, u bë nënë për herë të parë në maj të vitit 2022.
Ajo ka mirëpritur një vajzë të quajtu,Siera, gjersa për publikun nuk ka zbuluar identitetin e personit që ia ka rrëmbyer zemrën.
Baki kujtojmë që në vitin 2013 vodhi kurorën e “Miss Universe Albania” dhe që nga ajo kohë ka qenë në vëmendje të mediave shqiptare.
Edita Sopjani
View this post on Instagram
Artistja e njohur, Edita Sopjani, po ashtu është bërë nënë gjatë vitit që lamë pas.
Ajo dhe partneri i saj, Përparim Olluri, kanë mirëpritur një djalë që e kanë pagëzuar me emrin Rio.
Këngëtarja besohet se ka lindur në Gjermani më 23 qershor, pasi është zhvendosur atje prej kohësh.
“Jeta jonë u plotësua me ty Rio jonë! Mirë se erdhe në mesin tonë, do të të duam pa fund unë e babi! 23.06.22”, ka shkruar ajo.
Edita i ka dhënë fund beqarisë gjatë vitit 2021 në një dasme të organizuar në Prishtinë.
Dojna Mema
View this post on Instagram
Moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema, u bë nënë për herë të parë në gusht të vitit 2022.
Ajo dhe partneri i saj, muzikanti Vlashent Sata, janë prindër prindër të një djali të quajtur, Nolan Sol.
Ata janë bashkë prej shumë vitesh dhe shpesh kanë ndarë me fansat momente të veçanta.
Mema gëzon karrierë të bujshme, duke qenë pjesë e disa programeve të njohura televizive.
Arbana Osmani
View this post on Instagram
Arbana Osmani është një tjetër personazh i famshëm publik që është bërë nënë gjatë vitit që shkoi.
Ajo dhe partneri i saj, Eduart Grishaj, mirëpritën një vajzë që e kanë pagëzuar me emrin Zoi.
Ylli i Big Brother VIP është nënë edhe e dy fëmijëve të tjerë: Jonit dhe Diellit.
Joni momentalisht është shtatëvjeçar dhe vjen nga marrëdhënia e mëparshme e Osmanit.
Ajo dhe partneri aktual, regjisori Eduart Grishaj, shijojnë një romancë dashurie që disa vite.
Marigona Krasniqi
View this post on Instagram
Modelja shqiptare, Marigona Krasniqi dhe partneri i saj, boksieri Robin Krasniqi, u bënë prindër për herë të parë më 19 shtator të vitit 2022.
Çifti kanë mirëpritur një djalë të quajtur, Meyson.
Ata mes tjerash u fejuan në fillim të po atij viti dhe kurorëzuan dashurinë me martesë në Gjermani.
Lindja e fëmijës po ashtu duket të jetë realizuar në Gjermani, ku Krasniqi jeton dhe vepron prej shumë vitesh.
Dyshja gjithashtu kanë bërë një dasmë të madhe më 9 maj të vitit 2022 në një nga resortet luksoze në Prishtinë.
Sara Hoxha
View this post on Instagram
Trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, është bërë nënë për herë të tretë në tetor të vitit të kaluar.
Ajo dhe partneri i saj, prezantuesi i njohur, Ledion Liço, kanë mirëpritur një vajzë.
Producentja shqiptare dhe Liço kanë bashkë edhe dy djem: London dhe Roman.
Të njëjtit po ashtu vlen të ceket se janë bashkë prej shumë vitesh.
Eni Koçi
View this post on Instagram
Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, është bërë nënë për herë të parë në muajin tetor të vitit 2022.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, artisti Genc Prelvukaj, kanë mirëpritur një vajzë që e pagëzuan me emrin Adea.
“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj”, nis postimi i Koçit.
“Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jetën”, u shpreh më tej ajo.
Ata po ashtu në muajin maj treguan se janë martuar.
Çifti nga ana tjetër u fejuan në një ceremoni intime në vitin 2019.
Kaltrina Selimi
View this post on Instagram
Këngëtarja shqiptare, Kaltrina Selimi, ka mirëpritur fëmijën e dytë më 14 nëntor të vitit 2022.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se është bërë nënë e një vajze dhe e ka pagëzuar me emrin, Athena.
Artistja prej vitesh është zhvendosur në Londër ku jeton me bashkëshortin e saj Dritonin, me të cilin u martua në vitin 2012.
Kujtojmë që në vitin 2014 autorja e hitit “Ditëlindja” mirëpriti një djalë.
Einxhel Shkira
View this post on Instagram
Çifti, i krijuar në Big Brother VIP, Dagz dhe Einxhel Shkira u bënë prindër për herë të parë në dhjetor të vitit 2022.
Dyshja e famshme kanë mirëpritur një djalë të quajtur, Trev.
Ata kanë qenë shumë të komentuar përgjatë vitit që shkoi për shkak të romancës së tyre që nisi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Përveç Einxhelit dhe Dagzit, në spektaklin e famshëm krijuan lidhje edhe disa artistë të tjerë. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Djalit të David Beckham, Brooklyn iu desh të hynte shtatë herë në provimin e vozitjes deri sa e mori lejen

Gigi Hadid duket elegante në të zeza, në shfaqjen e Schiaparelli gjatë Javës së Modës në Paris

Angelina Jolie elegante në New York, pas mbështetjes së vajzës së saj Zahara

Egli reagon për herë të parë pas largimit nga Big Brother VIP Albania 4: Më keni pyetur shumë si jam dhe nuk e di as vet si ndihem

Olta Gixhari shfaqet mahnitëse në pushimet në Kubë

Afro 45 mijë vota, Edona Llalloshi reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputete: I kam qëndruar besnike këngës, njëlloj do jem edhe në politikë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Zbulohet shkaku i vdekjes së Gene Hackman dhe gruas së tij, Betsy Arakawa

Publikohet momenti i takimit të fundit mes Eglit dhe Gjestit, para se banorja ta linte shtëpinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë