LAJMI I FUNDIT:

Personat me sens të mirë të humorit janë më inteligjentë

Personat me sens të mirë të humorit janë më inteligjentë

Albert Einsteini ia ka atribuuar mendjen e tij brilante posedimit të një sensi fëmijor të humorit.

Në të vërtetë, një numër i madh i studimeve kanë gjetur një lidhje mes humorit dhe inteligjencës, transmeton Telegrafi.


Hulumtuesit austriakë kanë zbuluar se personat qesharakë, posaçërish ata të cilëve iu pëlqen ‘humori i zi’, kanë nivele më të larta të inteligjencëse sesa tjerët.

Ekspertët thonë se nevojitet aftësi e fortë kognitive dhe emocionale për të përpunuar dhe prodhuar humor.

Veç kësaj, analizat e tyre tregojnë se personat me sens humori kanë nivele më të larta të inteligjencës verbale dhe joverbale, ndërkaq shënojnë pikë më të ulëta në agresivitet.

Por, jo vetëm se personat me sens të humorit janë të mençur, gjithashtu është mirë edhe qëndrimi afër tyre.

Hulumtimet sugjerojnë se të pasurit sens të mirë të humorit ështyë diçka që ndërlidhet me një inteligjencë të lartë emocionale dhe është kualitet tejet i dëshirueshëm te një partner. /Telegrafi/