Persona të maskuar vjedhin një pikë të derivateve në Prishtinë


Një punëtor derisa ishte duke punuar në një pikë të derivateve, dy të dyshuar të panjohur, të maskuar dhe nën kërcënim të armës-revole, ia kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 në fshatin Hajvali, në Prishtinë.
Siç thuhet në raport, si pasojë e shqetësimit ankuesi ka marrë tretman mjekësor. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim
Nga
Telegrafi
05/02/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































