LAJMI I FUNDIT:

Persona ekspertë dëshmuan në gjykimin për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Persona ekspertë dëshmuan në gjykimin për zjarrin në Spitalin Modular në Tetovë

Me dëshminë e dy infermierëve, prindërve të një të ndjeri të shtruar në spital, dy të afërmve të personave që kanë marrë trajtim spitalor, si dhe tre ekspertëve, sot në Gjykatën Themelore në Tetovë vazhdoi gjykimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, i cili ndodhi më 8 shtator 2021, nga i cili humbën jetën 14 persona.

Me seancën e sotme përfunduan dëshmitë e propozuara nga Prokuroria, me përjashtim të një eksperti, i cili duhet të ftohet në seancën e radhës.


Gjykatës iu drejtua një inxhinier elektroteknik i punësuar në Departamentin e Ekzaminimit dhe Ekspertizës Kriminalistiko-Teknike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili si kryeinspektor në Departamentin e Zjarrit, Shpërthimeve dhe Mjeteve Shpërthyese, mori pjesë në inspektim së bashku me përfaqësues të SPB Tetovë dhe Prokurorisë më 9 shtator 2021.

Ai ka shpjeguar se si ka nisur zjarri, për të cilin është bërë edhe analiza laboratorike. Është konstatuar se kablloja vazhduese që ka marrë flakë më herët ka pasur dëmtime mekanike.

Dëshmoi edhe profesoresha Anita Grozdanova nga Fakulteti i Teknologjisë dhe Metalurgjisë, e cila shqyrtoi materialet që përbëjnë spitalin modular.

Të akuzuarit, drejtorët Florin Besimi dhe Artan Etemi, mjeku Boban Vuçevski dhe përfaqësuesi i Spitalit klinik të Tetovës si person juridik, në fillim të gjykimit theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk e pranojnë fajin dhe se nuk e kanë kryer krimet për të cilat akuzohen.

Gjyqi për zjarrin e ndodhur më 8 shtator 2021, ku humbën jetën 14 persona dhe dhjetë u plagosën, nisi më 7 dhjetor 2022./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori