LAJMI I FUNDIT:

Përshëndetja e të panjohurve na mbush jetën dhe na bën më të lumtur, thonë studiuesit

Përshëndetja e të panjohurve na mbush jetën dhe na bën më të lumtur, thonë studiuesit

Përshëndetja me njerëz të panjohur mund të rrisë nivelin e lumturisë, sipas një ekipi psikologësh studiues nga Universiteti Sabancı në Turqi dhe nga Universiteti i Sussex në Britaninë e Madhe

Hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit që thjesht thonë “Tungjatjeta” ose përshëndesin me dorë të huajt që takojnë, mund të çojnë në rritjen e kënaqësisë me jetën.


Në studimin e botuar në revistën Social Psychological and Personality Science, një grup studiuesish ekzaminuan dy grupe të mëdha njerëzish dhe marrëdhëniet e tyre me takimet me të huajt, si dhe mënyrën se si ata vlerësuan nivelin e tyre të kënaqësisë me jetën, transmeton Telegrafi.

Përshëndetja me të huajt është gjithnjë e më pak një zakon në shoqërinë moderne

Kohët e fundit, Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se vetmia është një shqetësim global për shëndetin publik dhe se është po aq e dëmshme sa pirja e 15 cigareve në ditë.

Psikologët thonë se një vetmi e tillë lidhet me shkallën e izolimit që është vërejtur në shumicën e shoqërive moderne perëndimore. Njerëzit priren të flasin vetëm me njerëz që tashmë i njohin. Por izolimi, pohon një ekip psikologësh, i bën njerëzit më pak të lumtur se në ditët kur të huajt flisnin lirshëm me njëri-tjetrin, transmeton Telegrafi.

Mund t'ju themi ç'tip jeni nëse na thoni mënyrën si përshëndeteni
Lexo po ashtu Mund t'ju themi ç'tip jeni nëse na thoni mënyrën si përshëndeteni

Për këtë studim, studiuesit dërguan dhe morën pyetësorë duke pyetur njerëzit, fillimisht në Turqi dhe më pas në MB, për ndërveprimet momentale të fundit, apo edhe bisedat, me të huajt. Ata gjithashtu i kërkuan secilit të anketuar të vlerësonte nivelin e tyre të kënaqësisë nga jeta ose nivelin e përgjithshëm të lumturisë. Në studimin e parë, studiuesit morën 3,266 përgjigje, dhe në të dytin, 60,141.

Vetminë e zgjedhim, për të qenë të vetmuar jemi të detyruar
Lexo po ashtu Vetminë e zgjedhim, për të qenë të vetmuar jemi të detyruar

Vetmia është e rrezikshme për shëndetin e njeriut

Ekipi hulumtues gjeti një prirje që njerëzit që raportuan ndërveprime të menjëhershme ose duke folur me të huajt ishin më të kënaqur me jetën dhe ishin më të lumtur në krahasim me ata që mbanin veten dhe shmangnin të flisnin me të huajt.

Shkencëtarët sugjerojnë se ndërveprimi i rregullt me të huajt mund të çojë në një ndjenjë komuniteti, gjë që mund t’i bëjë njerëzit të ndihen më të pranuar dhe madje të vlerësuar nga ata që ndajnë pjesën e tyre të vogël të botës.

Ttë gjitha këto janë ndjenja, siç theksojnë psikologët, të cilat studimet e mëparshme kanë treguar se i ndihmojnë njerëzit të ndihen të kënaqur me jetën e tyre. Ndjenja të tilla, theksojnë ata, mund të zvogëlojnë edhe vetminë, e cila, siç ka theksuar OBSH, mund të jetë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori