LAJMI I FUNDIT:

Përse sportistët olimpikë bartin SHIRITA TË LARMË në trup? (Foto, Video)

Përse sportistët olimpikë bartin SHIRITA TË LARMË në trup? (Foto, Video)

Po ju zbulojmë qëllimin e vërtetë të shiritave ngjitës të cilët i bartin disa sportistë në Lojërat Olimpike në Rio.

Ditëve të kaluara është spekuluar mjaft përse rrathë të kuq nëpër trupin e notarëve, mirëpo keni vërejtur që një numër i madh sportistësh të lojërave olimpike bartin një lloj të caktuar shiriti në trup, transmeton Telegrafi.


Fjala është për shiritat e verifikuar të dobishëm të kinezi shiritave, të cilët janë të përhapur gjithandej botës, qëllimi parësor i të cilëve është që të mbrojnë pjesët e dhembshme të indeve dhe nyjave.

Why-Olympic-athletes-wear-that-weird-tape

Kinezi shiritat janë të ngjitshëm, kanë veprim antialergjik dhe mund të gjenden në ngjyra dhe forma të ndryshme.

Janë krijuar përafërsisht peshës dhe trashësisë së lëkurës dhe mund të ngjiten në cilën do pjesë të trupit.

Kryesisht prodhohen me fije pambuku dhe ngjyra akrili, ndërsa për shkak të cilësive të tyre ngrohin pjesën e trupit ku vendosen dhe nxisin reaksionin e indeve të thella.

Kur ngjiten, mund të barten deri në pesë ditë.

k

A NDIKOJNË VËRTET SHIRITAT?

Nuk ekzistojnë shumë të dhëna mbi veprimin e këtyre shiritave, ndërsa shumica e shkencëtarëve kanë dilema të mëdha.

Nga ana tjetër, ekzistojnë mendime që shiritat ndihmojnë, para së gjithash, në zbutjen e pasojave të lëndimeve të pashëruara.

Sportistët vendosin t’i bartin këta shirita, sepse thonë që kanë aftësi që të çlirojnë tensionin nga muskujt.

Gjithashtu, te shumica e sportistëve këta kinezi shirita kanë placebo efekt, andaj u ndihmojnë në përgatitjen psikike, sepse u japin vetëbesim, duke pasur parasysh që ata mendojnë që këta shirita vërtet u ndihmojnë. /Telegrafi/