LAJMI I FUNDIT:

Përse pullat e këmishëve të meshkujve gjenden në anën e kundërt me ato të femrave?

Përse pullat e këmishëve të meshkujve gjenden në anën e kundërt me ato të femrave?

Nëse jeni duke veshur një këmishë të meshkujve, atëherë e shihni se pullat, si zakonisht, gjenden në anën e djathtë. Por, nëse është këmishë e femrave, pullat zakonisht gjenden në anën e majtë – e njëjta gjë mund të thuhet edhe për zinxhirët e xhaketave.

Por përse është kjo dukuri?


Shumë historianë besojnë se e kanë përgjigjen për pyetjen se përse pullat e këmishëve të meshkujve gjenden në anën e djathtë: Shpjegimi më i zakonshëm dhe më i besueshëm është se në kohërat e vjetra rrobat kanë qenë të dizajnuara edhe për të mbajtur armë të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Chloe Chapin, historian i modës, tregon se ky stil ka origjinën në ushtri. Nëse keni një armë të fshehur nën këmishë, atëherë më e lehtë është për ju ta kapni atë me dorën dominante. Pra, nëse pullat janë në anën e djathtë, teorikisht ju mund ta futni dorën e djathtë më lehtë në këmishën apo xhaketën tuaj.

Por, para fillimit të përdorimit të armëve në Evropë, arsyeja për vendosjen e pullave në anën e djathtë kishte qenë më ndryshe. Siç tregon Megan Garber, arsyeja kishte pasur të bëjë me mënyrën se si meshkujt e nxjerrin shpatën e tyre. Thënë më shkurt, kjo traditë kishte mbetur si indikator i një stili mashkullor të jetesës.

Sidoqoftë, pse pullat e këmishës janë të vendosura në anën e majtë te femrat?

Sipas Melanie Moore, themeluese e brendit të këmishëve “Elizabeth & Clarke”, arsyeja për këtë mund të ketë me faktin se pullat nuk janë shpikur deri në shekullin e 13-të, ndërsa asokohe femrat jo domosdoshmërish i vishnin vetë rrobat e tyre.

“Gratë e pasura nuk visheshin vetë, por visheshin nga shërbëtoret”, tregon Moore.

Duke marrë parasysh se shumica e njerëzve e kanë dorën e djathtë dominuese, kishte qenë më e lehtë për shërbëtoret ta mbërthenin një këmishë kur pullat kishin qenë të vendosura në anën e majtë.

Kjo është teoria më e përhapur, por ekzistojnë edhe teori tjera. Një ndër to është se femrat i kanë mbajtur bebet me dorën e majtë, prandaj dora e djathtë u është nevojitur për t’i hapur pullat e këmishës që t’i jep gji bebes. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori