LAJMI I FUNDIT:

Përse personat me tipin O të gjakut janë shumë të veçantë?

Përse personat me tipin O të gjakut janë shumë të veçantë?

Ka shumë teori mbi atë se si formohen personalitetet. Ndonëse shumica e këtyre informacioneve është interesante, faktikisht nuk është e bazuar në shkencë.

Të gjithë e dimë se janë katër lloje të gjakut: A, B, AB, dhe O. Por, çfarë e bën llojin O më të veçantë? – transmeton Telegrafi.


Historikisht, besohet se njerëzit me tipin O të gjakut e kishin vëzhguar mirë ambientin e tyre dhe kishin qenë gjuetarë – madje gjuetarë agresivë!

Tipi O i gjakut është në mesin e llojeve më të vjetra të gjakut, i cili ka origjinë prej dhjetëra mijëra vjetëve më parë. Kjo është një prej arsyeve se përse mendohet që personat me tipin O negativ të gjakut konsiderohen si “dhurues universalë të gjakut”.

Karakteristikat e tipit O të gjakut
Personat me këtë lloj të gjakut supozohet të kenë sistem shumë të fortë të imunitetit dhe gjakun më të hollin. Veç tjerash, ata priren të jetojnë më së gjati dhe të kenë acid të fuqishëm të lukthit.

Trajtat e personalitetit
Personat me tip O të gjakut kanë disa trajta të mahnitshme të personalitetit. Ata përshkruhen si njerëz që kanë sasi të mahnitshmet ë energjisë dhe aftësi për të qëndruar të fokusuar. Tipi O ka karakteristikat që nevojiten për lidership, aktivitet dhe produktivitet.

Ata përshkruhen edhe si persona të përkushtuar, përqendruar, organizuar, praktikë, të vëmendshëm, etj. Disa prej karakteristikave tjera pozitive që u atribuohen personave me tipin O të gjakut janë sinqeriteti, energjia, ambiciet, vetëbesimi, mendimi pozitiv dhe pasioni.

Rekomandimet për stil të jetesës
Sipas dietës së popullarizuar për tip të gjakut nga Dr. Peter D’Adamo, personat me tipin O të gjakut duhet të hanë mish me pak dhjamë, si dhe ta reduktojnë konsumimin e produkteve të bulmetit dhe drithërave. Gjithashtu duhet të mos konsumojnë alkool dhe kafeinë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori