LAJMI I FUNDIT:

Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë

Përse në çdo vend kafja shërbehet me një gotë ujë

Edhe pse shumë nuk e kuptojnë pse duhet të pinë ujë me kafen, ka dy arsye për ta bërë këtë

Nëse nuk e bëni, mund të keni shqetësime në stomak, por, a e dimë pse?


Në fakt, përgjigja për këtë është shkencore.

Kafeina është diuretik, që do të thotë se e rritë shpeshtësinë se sa urinoni dhe me këtë gjë trupi humb lëngje trupore me një ritëm të shpejtë.

Prandaj njerëzit zakonisht konsumojnë ujë bashkë me kafe për ta kompensuar sasinë e ujit që humbet përmes urinimit.

Gjithashtu, duke mos konsumuar ujë gjatë kohës kur konsumoni kafe ju e rritni rrezikun për t’u dehidratuar.

Normalisht secili njeri ka nivele të ndryshme të tolerancës, prandaj për disa njerëz është e nevojshme ta konsumojnë atë gotë me ujë e për disa tjerë jo.

Uji ndihmon dhe qetësimin e urthit, ose acarimin e stomakut, që kafeina shkakton tek disa individë të ndjeshëm. Poashtu, uji gjatë pirjes së kafesë mund të hollojë acidin dhe të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre ndjesive.

Kur është koha për një filxhan kafe tjetër? Ekspertët paralajmërojnë
Lexo po ashtu Kur është koha për një filxhan kafe tjetër? Ekspertët paralajmërojnë

Përfundimisht, uji vepron si një tampon për të neutralizuar efektet negative të kafesë në sistemin tretës. Dhe veç kësaj, një gotë ujë nuk i bën askujt keq.

Shumë bare dhe restorante në botë e kanë adoptuar këtë veprim të mirë, por fakt është se ka vende ku nuk do ta merrni ujin pa e kërkuar. /Telegrafi/