Shkencëtarët thonë se përshtatshmëria me të tashmen i bën femrat më të dobëta shumë tërheqëse për meshkujt. Ato duken më të reja, më pjellore dhe pa sëmundje.
Burrat i shohin si më tërheqëse gratë e dobëta, sepse ata e lidhin formën e tyre të trupit me rininë, pjellorinë dhe rrezikun e ulët nga sëmundjet. Kështu pretendon një studim i ri nga Universiteti Aberdeen, i cili zbuloi se ‘përshtatshmëria evolucionare’ përcakton atë çka burrat e shohin si më tërheqëse.
Shkencëtarët ndërtuan një model matematikor, i cili kombinoi marrëdhëniet mes niveleve të obezitetit, jetëgjatësisë dhe pjellorisë. Modeli parashikoi se njerëzit i perceptonin femrat me një indeks mase trupore (BMI) nga 24 deri në 24.8 si më tërheqëset fizikisht.
Kjo është e ngjashme me përmasën trupore të Kim Kardashian, përpara shtatzënisë. Kërkuesit më pas testuan parashikimet mbi më shumë se 1300 persona, si meshkuj dhe femra, nga Britania dhe nëntë shtete të tjera.
Pjesëmarrësve iu treguan 21 imazhe femrash me nivele të ndryshme shëndeti dhe iu kërkua që t’i rendisnin nga më pak deri te më shumë tërheqësja.
Në të gjitha popullatat, meshkujt dhe femrat e renditën tërheqjen fizike njëlloj. Imazhet e indeksit të masës trupore më të dobët rreth 19, u përcaktuan si më tërheqëset. Me rritjen e shëndetit mbi atë vlerë, aq më pak tërheqës përcaktoheshin trupa.
Në gjykimin e tyre, ata i vlerësuan njerëzit më të shëndoshë si më të mëdhenj në moshë. Mosha është në vetvete një tregues i fortë i përshtatshmërisë evolucionare.
Kur faktori i moshës u përfshi në një model, u rrit pranimi i trupave më të shëndetshëm, duke korresponduar në imazhe trupore si të Angelina Jolie dhe Gisele Bundchen.
Kjo do të thotë se ne e përcaktojmë dobësinë te femrat tërheqëse sepse e lidhim atë me rininë, një masë trupore nga 17-20 i korrespondon një moshe prej 18-20 vjeç, kohë kur pjelloria është maksimale dhe ka rrezik minimal për sëmundje.
Shkencëtarët tani duan të kryejnë një studim të ngjashëm për tërheqjen ndaj burrave.
Të famshmit me trupin perfekt?
Në një studim të mëparshëm, i cili mbështet pretendimet më të fundit të studimit të mësipërm, shkencëtarët zbuluan se forma ideale trupore e femrave është këmbëgjatë, e dobët dhe e gjatë, ashtu si Taylor Swift.
Një studim i madh përfshiu rreth 60,000 vullnetarë, të cilët vlerësuan rreth 1000 lloje të ndryshme trupash femërorë. Rezultati ishte se tanimë njerëzit tërhiqen më tepër nga personat e gjatë dhe të hollë, sesa nga ato me forma si të një ore me rërë.
Vullnetarët në studim filluan të eliminojnë ngadalë llojet e trupave që i përcaktonin si më pak tërheqës. Trupat që u eliminuan më shpejt ishin ato që u konsideruan si të shëndoshë, të shkurtër dhe me forma të rrumbullakëta.
Femrat që u vlerësuan më tepër ishin ato të gjata, me mes të hollë, këmbë të gjata, vithe dhe bust të vogël. Pëlqimi trupor megjithatë has në preferenca të ndryshme e të vazhdueshme! /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
10 shenja që tregojnë se ju kanë bërë magji!
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!
Katër lule helmuese të cilat vrasin me një fletë: Të bukura, por jashtëzakonisht vdekjeprurëse!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre