LAJMI I FUNDIT:

Përse kangurët sulmojnë masivisht turistët?

Përse kangurët sulmojnë masivisht turistët?

Shumë turistë, në kërkim të selfieve të përsosura, injorojnë mbishkrimet dhe paralajmërimet e përhershme që të mos i ushqejnë kangurët, edhe pse praktika e tillë në Australi është e dënueshme.

Kangurët për këtë shkak bëhen të varur, kur është fjala për artikujt ushqimorë të cilat për ta janë të pazakonshëm, duke përfshirë dhe pemë dhe perime të ndryshme, transmeton Telegrafi.


“Nëse shihni karotën, ndërkaq më parë turistët qindra herë u kanë dhënë kangurëve, atëherë do të vijnë dhe do t’i marrin”, thotë Andrew Daly, rojtar në parkun e kafshëve në Sidnej.

“Me atë rast dinë të bëhen agresivë. Qëllojnë, gërvishtin dhe mund të shkaktojnë lëndime serioze, posaçërisht nëse nisen drejt ushqimit të cilin vërtet e duan apo janë bërë të varur”, thotë në vazhdim Daly.

Në krahasim me atë që kangurët zakonisht hanë, karota është plot sheqer dhe ata kënaqen sikur të ishte “çokollatë”, ka thënë ai.

Mediet australiane janë përplot me fotografi të turistëve me hematoma dhe gërvishtje nëpër fytyrë, gjoks dhe duar.

Organet kompetente të pushtetit gjithashtu paralajmërojnë turistët që të mos provojnë t’i përkëdhelin kangurët. Sepse atëherë, sipas gjasave, nga kangurët do të marrin ndonjë goditje. /Telegrafi/