Periudha e epidemisë është shumë stresuese dhe e rëndë. Dihet që shumica e njerëzve hanë më shumë kur u janë të ekspozuar situatave stresuese

Konsumimi i ushqimit në bazë nervore assesi nuk është i mirë, sepse do të shtoni edhe ndonjë kilogram, transmeton Telegrafi.

Në vazhdim po ju sjellim disa arsye përse shpesh e hapni derën e frigoriferit, duke kërkuar që diçka të fusni në gojë.

Në të vërtetë jeni të etur

Shpesh na ndodh që etjen ta zëvendësojmë me uri. Kujdesuni që gjithmonë të pini mjaft ujë – madje vetëm kur ndieni etje. Një gotë ujë do t’jua përmirësojë humorin.

Jeni të stresuar

Kur u janë të ekspozuar stresit, janë të pikëlluar apo kanë ndonjë problem tjetër psikik, shumë njerëz gjejnë ngushëllim në ushqim, ndërsa në të vërtetë nuk janë të uritur. Përpiquni ta pyesni veten përse mu tani dëshironi të hani… Për shkak që jeni të uritur apo keni nevojë për diçka që do t’jua tërheqë vëmendjen?

Nuk jeni edhe aq të uritur, dhe sërish hani

Keni ngrënë tepër shpejt, njëherësh duke bërë diçka tjetër (p.sh. derisa në kompjuter kontrolloni lajmet dhe emailat). Pikërisht kjo çon deri aty që ne nuk e vërejmë kur jemi të ngopur. Pra, hani ngadalë, me kujdes dhe përpiquni ta mbani vëmendjen te ushqimi.

Keni monotoni

Para se të filloni të përgatitni sandviç kot sa për të thyer monotoninë – shëtisni nëpër kopshtin tuaj apo pastroni banjën. Në atë mënyrë do të harroni urinë, por kur vërtet nuk jeni të uritur.

Nuk keni rutinë

Nëse trupi nuk ka rutinë për ushqim, ndërkohë më shpesh shfaqet sulmi i urisë. Pra, përpiquni të planifikoni racionet saktësisht në kohën e caktuar.

Jeni të rraskapitur

Kur jemi të lodhur, ne zakonisht hamë, sepse dëshirojmë të mbushim trupin me energji. Mirëpo, atëherë shpesh hamë edhe ndonjë ëmbëlsirë, gjë që nuk është mirë. Sheqeri në gjak na ngrihet vrullshëm, pastaj bie edhe më shpejt. Pastaj, sërish ndihemi të uritur. Pra, më mirë hani diçka të shëndetshme, p.sh. pemë dhe perime. /Telegrafi/