Dielli, ditët më të gjata, netët më të ngrohta dhe largimi nga rutina, janë sfida shumë të mëdha për shumë çifte, andaj disa sosh nuk e presin bashkë vjeshtën.
Vera është koha kur ndodhin më së shumti tradhti dhe vetvetiu edhe ndarje dhe divorce. A ndodh kështu për shkak të kohës së bukur apo për shkak të sezonit të pushimeve vjetore, por një gjë dihet që vetëm verës jemi më të relaksuar dhe më lehtë u hyjmë aventurave, ka treguar një hulumtim i bërë në Britani të Madhe.
Edhe një sondazh tjetër i bërë online nga në agjenci takimesh, ka nxjerrë rezultate befasuese për besnikërinë e çifteve italiane: rreth 50 për qind e të pyeturve pranojnë se gjatë verës tradhtojnë partnerin e tyre.
Shumica e të pyeturve deklaronin se preferonin një histori të shkurtër, ku të mos përfshiheshin shumë emocionalisht.
Sipas psikologëve, ky nuk është vetëm një fenomen italian, pasi pushimet verore janë një terren i mirë për tradhti. Por cilat janë arsyet që gjatë verës tradhtohet më shumë?
Kriza në çift – Ndjesia e lodhjes dhe grindjeve në çift dhe “menyja” e pasur gjatë pushimeve bëjnë që të lindë dëshira për tradhti. Shpesh cilësohet si mënyra për të lënë pas shpine tensionin dhe zënkat.
Largësia – Distanca nga vendi ku qëndroni gjatë gjithë vitit, shton dëshirën për të qenë sërish vetëm, së paku për disa ditë. Pjesa më e madhe e personave të përfshirë në një sondazh amerikan, në masën 65% deklaruan se e kanë tradhtuar partnerin gjatë verës.
Tradhti rastësore – Ideja se mund të kaloni disa ditë pushime vetëm me miqtë pa praninë e partnerëve përkatës është joshëse, edhe pse ndoshta jo për të gjithë. Por, kjo ndodh edhe kur pushimet janë vetmitare.
Gjatë verës rritet dëshira – Është e provuar shkencërisht se gjatë verës rritet dëshira seksuale. Gjatë kësaj stine për sytë e mashkullit femra duket më sensuale, ndërsa nga ana e tyre femrat i përdorin hiret për të joshur meshkujt.
Por në verë nuk tradhtojnë vetëm të rinjtë me histori që ende nuk janë transformuar në familje me fëmijë.
Tradhtojnë edhe gratë mbi 40 vjeç të cilat kanë nevojë të nisin një jetë të re, nënat e reja me fëmijë të vegjël që duan të largohen nga detyra që kanë marrë përsipër dhe që ndiejnë se duan akoma të jenë në qendër të vështrimeve të një mashkulli. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Madhësia mesatare e penisit: A e keni penisin të madhësisë normale?
Peshorja: Horoskopi vjetor për 2024
Puthja franceze – hap pas hapi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre