LAJMI I FUNDIT:

Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?

Përse femrat i preferojnë partnerët më të gjatë?

Derisa më shumë se 50% e femrave instinktivisht kanë refuzuar lidhjet me meshkujt më të shkurtër se vetë ato, kjo gjë do t’i pengonte vetëm 25 për qind të meshkujve, gjë që është rezultat i stereotipave seksuale.

Për meshkujt – fytyra e buzëqeshur dhe figura harmonike janë vendimtare kur vlerësojnë pamjen fizike të femrës, mirëpo për shumicën e femrave vlen që në vlerësimin e partnerit të jetë më e rëndësishme gjatësia e tij, sesa faktorët e tjerë, ka treguar një studim i Universitetit Rice të Teksasit.

Sipas këtij studimi, femrat përgjithësisht në vend të parë i vënë meshkujt të cilët janë më të gjatë se ato. Pra, ky mund të jetë kriteri për shkak të të cilit heqin dorë nga marrëdhënia, transmeton Telegrafi.


Teoria e psikologjisë evolutive na thotë që njerëzve u pëlqejnë partnerët të cilët janë të ngjashëm, mirëpo, megjithatë, kjo nuk është rregull që mbizotëron në pikëpamje të gjatësisë, posaçërisht tek femrat – thotë Michael Emerson nga instituti Rice’s Kinder.

Për femrat me rëndësi është që mashkulli të jetë më i gjatë që në mënyrë të nënvetëdijshme të kenë ndjenjën e mbrojtjes, por që edhe të ndihen më femërore. Kështu që shumicës së femrave as që do t’u shkojë mendja që të lidhen me mashkullin i cili është më i shkurtër se ato. Ndërkaq, të njëjtën gjë do ta bënin vetëm 25% e meshkujve.

Preferenca e femrave lidhur me gjatësinë është rezultat i pritjeve shoqërore dhe i stereotipave seksuale. Kështu që gjatësia është simbol i forcës dhe i mbrojtjes, ndërkaq mendojnë që ky është roli i mashkullit, shkruan Science World Report.

Te çiftet kur femra është më e gjatë, mashkulli na duket i nënshtruar – thotë drejtuesi i studimit, profesor i sociologjisë George Yancey. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Çfarë lejohet dhe çfarë jo: A e prishin agjërimin marrëdhëniet intime gjatë Ramazanit?

Intimitet dhe Pasion
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Ja si t’ua ndryshoni ngjyrën e luleborës: Duhet ta provoni këtë truk fantastik!

Lule
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori