Qepa është një perime shumë e shëndetshme. Konsumi i rregullt i qepës ndihmon në mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe tensionit të lartë të gjakut.
Për më tepër, qepa është një aleat i organizmit në parandalimin e radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat.
Qepa përdoret gjithnjë e më shumë në kura popullore që janë alternativë e mjekësisë tradicionale. Në mesin e dashamirësve të kurave popullore, qepa konsiderohet si një ushqim mrekullibërës.
Megjithatë, përpara se ta mbushni pjatën plot e për plot me qepë, rekomandohet të mësoni për efektet anësore të konsumit të qepëve, sidomos nëse i hani ato në mbrëmje.
Përse nuk duhet ngrënë qepa në mbrëmje?
Aroma e qepës nuk i pëlqen askujt, por kjo nuk është një arsye e fortë për të mos ngrënë qepë. Arsyeja e parë përse nuk duhet të hani qepë në mbrëmje është se ajo përmban fruktozë dhe prodhon gazra. Në këtë mënyrë ajo ju prish gjumin, ndërkohë që ky i fundit është shumë i rëndësishëm për rimëkëmbjen e organizmit, shkruan AgroWeb.
Arsyeja e dytë, sipas të dhënave, është se qepa shkakton urth, dhe ky efekt anësor është më i dukshëm në mbrëmje. Ky efekt i qepës shkakton lëvizjen e mbetjeve ushqimore dhe aciditetit në ezofag dhe ndjenja e urthit është shumë më e fuqishme dhe zgjat për shumë kohë në mbrëmje. Si qepa, ashtu edhe hudhra janë të vështira për t’u tretur në mbrëmje, sidomos përpara se të bini në gjumë.
Kur është koha më e mirë për të ngrënë qepë?
Qepa është një perime speciale por përfitimet më të mëdha merren duke e ngrënë në drekë kur metabolizmi është vënë në punë. Nëse shqetësoheni për aromën, kafja është shumë e mirë për heqjen e aromës së qepës. Qepët janë acidike dhe dobësojnë dhëmbët. Prisni së paku gjysmë ore pas ngrënies së qepës për të larë dhëmbët. Nëse ju lani dhëmbët menjëherë sapo keni ngrënë qepë do të dëmtoni më tej dhëmbët tuaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë