LAJMI I FUNDIT:

Përse disa njerëz hanë tërë kohën dhe nuk shtojnë peshë

Përse disa njerëz hanë tërë kohën dhe nuk shtojnë peshë

Për ata të cilët shtojnë peshë me vetëm një rriskë torte, padyshim se jeta është e padrejtë.

Por, është e vërtetë se ka njerëz që mund të hanë çdo gjë që duan dhe të mos shtojnë fare peshë, transmeton Telegrafi.


Përse ndodh kjo?

Sipas një studimi, duket se të qenit person i hollë ka të bëjë shumë me gjenetikën, në atë mënyrë që njerëzit e mirëmbajnë peshën pa u përkushtuar fare hiç.

Shkencëtarët e udhëhequr nga Universiteti i Kembrixhit i kanë identifikuar disa gjene të cilat mund ta shpejtojnë metabolizmin e dikujt ose që u ndihmojnë njerëzve të djegin yndyrën më shpejt.

Sipas tyre, këto zbulime mund të shpijnë në ilaçet të reja të cilat i imitojnë efektet e këtyre gjeneve që janë përgjegjëse për hollësinë e një personi.

Studimi, i cili është publikuar në revistën ‘PLOS Genetics’, ka konstatuar se 18% e asaj sa të hollë jemi është e shkruar në ADN-në tonë.

Pra, kjo e shpjegon faktin se përse njerëzit që i kanë dy prindërit e hollë janë në mënyrë natyrale edhe vet të hollë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori