LAJMI I FUNDIT:

Përse birra jua frynë barkun?

Përse birra jua frynë barkun?

Kjo i ndodh thuajse çdo njërit. Një ditë zgjoheni nga gjumi dhe e shihni veten se kemi formuar një bark të madh dhe ndjeheni sikurse nuk keni çfarë të bëni.

Por, kanali “Head Squeeze” në YouTube tregon se nuk është vetëm birra që ndikon në fryrjen e barkut, por shumë faktorë mund të ndikojnë në këtë dukuri, transmeton Telegrafi.


Një birrë ka afro 150 kalori. Sidoqoftë, fryrja e barkut ndodh për shkak se mëlçia punon më shumë se zakonisht për t’i djegur kaloritë e alkoolit dhe nuk ka kohë të heqë pjesën tjetër të ushqimit që jeni duke e ngrënë.

Veç kësaj, birra shpeshherë është ndërlidhur edhe me një stil të jetës që i rritë mundësitë për të ‘abuzuar’ me ushqim. Kur arrini moshën 35 vjeçe, metabolizmi fillon të ngadalësohet dhe e keni shumë më të lehtë të shtoni peshë në bel. /Telegrafi/